• |
ide | kryesore

E thotë shkenca/ Gratë me gjoks të madh sëmuren më shumë në dimër

Lapsi Leaks



Gratë me gjoks të madh mund të kenë më shumë se një justifikim për t’u sëmurur gjatë stinës së ftohtë. Kjo për shkak se studimet e reja kanë zbuluar se gratë me gjoks të madh vuajnë të ftohtin më shumë se ato që kanë gjoks normal.

Bustet më të mëdha janë më të prekura nga infeksionet e frymëmarrjes që duan dy herë më shumë kohë për tu pastruar. Kjo sipas hulumtimit të botuar në revistën “Archives of Sexual Behaviours”, sipas asj që raportohet nga britanikja “The Sun”.

Studimi zbuloi që zonjat me gjoks të madh mbartin simptoma të ftohjes, kollës dhe gripit për një mesatare prej 8.3 ditësh krahasuar me vetëm 3.8 ditë për ata me bustin normal. Ato me gjoks më të madh ishin gjithashtu 56 herë më të prirura për të përdorur një seri antibiotikësh.

Studimi tha se gjinjtë më të mëdhenj mund të çojnë në një sistem imunitar më të dobët. Mendohet se yndyra e ruajtur tek gjinjtë mund të dobësojë sistemin imunitar për shkak të niveleve më të larta të hormonit leptin, gjë që e bën më të vështirë rikuperimin nga ftohjet dhe infeksionet e gjoksit.

Hulumtimi, i cili anketoi më shumë se 400 gra të reja mbi simptomat dhe kohëzgjatjen e ftohjes, gripit dhe infeksioneve të tjera të frymëmarrjes që kishin përjetuar në tre vitet e fundit, thotë se: “Madhësia e gjirit ishte e lidhur me infeksionet e frymëmarrjes”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *