• |
ide | kryesore

Eriksen sfidon Ibrahimovic: “Nuk kam frikë asnjë tek Milan”

Sport



Nuk dëshiron krahasime me Sneijder, që pagëzoi debutimin e tij në zikaltër me një derbi të ëndërruar. Por ka një përjashtim: “Nëse bëj tripletë…”. Christian Eriksen është gati për sfidën e nxehtë të së dielës kundër Milan. Nga kuqezinjtë nuk i frikësohet askujt, Ibrahimovic përfshirë: në fund të fundit klasifikimi flet qartë e inati gjithashtu. Në moshën 15 vjecare danezi bëri një provim me kuqezinjtë: “Fluturova nga Odense në Milanello, për dy ditë – tregon në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ – Mendoja brenda vetes: ‘Të shkoj apo jo?’, Italia më duket shumë larg shtëpisë”.

Për Eriksen fjala titull nuk është një tabu: “Juventus fiton prej shumë kohësh, ne duam ti ndryshojmë gjërat. Unë jam këtu për këtë”. Cristiano Ronaldo është “impresionuese”, por Lukaku vazhdon të shënojë: “Edhe në Premier bënte shumë gola por mendoj se me Conte ka ndryshuar dicka”. Asnjë frikë për të mbajtur shumë përgjegjësi, është mësuar. E bënte tek Tottenham, e bën me Danimarkën e tani është gati të marrë përsipër Inter, me instruksionet e cmuara të teknikut zikaltër: “Më ka thënë se si më sheh e cfarë kërkon nga unë në fushë. Stërvitjet e tij janë të forta, por jam gati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *