• |
ide | kryesore

I prekte në pjesët intime: presidenti i Angers akuzohet për ngacmime seksuale

Sport



Said Chabane, presidenti 55 vjecar i Angers, është që nga mëngjesi i sotëm është i ndaluar në komisariat për tiu përgjigjur akuzave për ngacmime seksuale. Sipas shtypit francez, gjithcka nisi nga një denoncim i prezentuar nga një punonjëse e klubit të Ligue 1 në 7 janar, me hapjen e një hetimi që e ka bërë policinë të pyesë gra të tjera. E të paktën dy të tjera kanë konfirmuar se janë ngacmuar seksualisht nga Chabane, presidenti i Angers që nga 2011. Sipas asaj që bën të ditur RMC, Chabane i ka sulmuar gratë “duke i prekur vithet, pjesët intime, gjoksin, pa dëshirën e tyre”.

Me një komunikatë zyrtare, Angers shpjegon se “Chabane hedh poshtë formalisht të gjithë akuzat e bëra kundër tij dhe do të ofrojë drejtësisë të gjithë elementët që do ti lejojnë të dalë e vërteta dhe të ruajë nderin e tij”. Presidenti është “i vendosur të tregojë pafajësinë e tij e beson në rezultatin e hetimit për të cilin po bashkëpunon plotësisht”. E gjitha kjo ndodh ndërsa në Francë prej ditësh po flitet për skandalin seksual që ka përfshirë notin dhe patinazhin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *