• |
ide | kryesore

“I tregoi muskujt e barkut dhe mbathjet”: Chelsea barazon, Pedro shkon të festojë

Sport



Pedro Rodriguez nuk po kalon një moment të mirë tek Chelsea. Të shtunën e kaluar nuk ka shkëlqyer në barazimin e skuadrës londineze kundër Leicester, por sapo ka përfunduar ndeshja, spanjolli ka marrë avionin për në Barcelonë, për tu prezantuar në një festë, për të cilën është kritikuar fort nga Blues. Sipas The Sun, Pedro ka mbërritur në një lokal të njohur rreth orës 01.00 të natës në shoqërinë e miqve të ndryshëm e është larguar katër orë më pas.

Sipas një burimi futbollisti ka paguar një llogari prej 4.000 euro për pijet e konsumuara gjatë orëve të qendrimit aty. Një dëshmitar më pas ka treguar: “Pedro ishte i lumtur gjatë gjithë natës. Po kërcente me një bjonde të bukur që e përqafonte me një pije në dorë. Pak sekonda më vonë, ngriti këmishën për ndonjë arsye dhe i tregoi muskujt e barkut dhe mbathjet. Kaloi kohë duke folur me një brune në bar. Ai dhe miqtë e tij ndodheshin në zonën VIP larg nga pista e kërcimit, por tërhoqën vëmendjen”. E tifozët e Chelsea nuk janë fare të lumtur për këtë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *