• |
ide | kryesore

Kukësi, kundër skuadrës që e ka mundur për herë të fundit: Duro nuk humbet prej 8 javësh

Sport



Kukësi kryeson me meritë kampionatin, duke mbajtur një pikë larg presionin e vazhdueshëm të Tiranës. Një ecuri impresionuese prej tetë rezultatesh pozitive radhazi në të cilat Blutë kanë siguruar gjashtë fitore e dy barazime. E fundit kundër Flamurtarit ishte një shëtitje në fakt, me Vasil Shkurtaj që i dha vetes një mundësi më shumë për të rivalizuar me amerikanin e Lacit Nwabueze, me 14 gola, një më shumë se vlonjati, që do të kërkojë ti zgjidhë hesapet në përballjen direkte.

Nuk humbet që nga 10 nëntori skuadra e Duros, pikërisht në transfertë me kundërshtarin e radhës në kampionat. Kurbinasit kanë një trajner që Kukësin e njeh mirë si Cungu dhe gjashtë pikë diferencë që mund të përgjysmohen në rast suksesi. Pikërisht kështu, në rast…sepse të mundësh Kukësin e javëve të fundit duket e vështirë: tre ndeshje Xhika e ka ruajtur portën të paprekur, duke pësuar në total vetëm pesë gola në 8 ndeshjet e fundit, ndërsa arsenali ofensiv ka shpërthyer me 17 gola të realizuar. Ka qenë në fakt pikërisht kjo ecuri bindëse, me konsolidimin e formacionit të Duros, që ka bërë një kthesë edhe në luftën për këpucën e artë të kampionatit, duke lejuar Shkurtaj të rikuperojë ndjeshëm ndaj rivalit të tij, që po kalon momentin jo, me javën e pestë pa gol.

Parametrat e skuadrës së kuksiane janë të gjitha në rregull, për të tentuar një tjetër sukses në kampionat, duke shpresuar se Tirana do të ndalë hapin diku, por megjithatë kundër Lacit nuk është asnjëherë e thjeshtë dhe makthet e humbjes së fundit, edhe në euforinë e serisë pozitive, ndonjë shqetësim ia krijojnë gjumit të Duros.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *