Barcellona nuk lëshon Lautaro Martinez. Sulmuesi i Inter është një objektiv i klubit blaugrana, si zbulon drejtori sportiv Eric Abidal për ‘Mundo Deportivo’: “Sot që flasim nuk kam ende një buxhet, duhet vetëm të bëj detyrat, të paraprij vendimet, të përpiqem të bind lojtarët. Nëse pjesa financiare më thotë se mund ta bëj, do bëhet, përndryshe duhet të gjejmë një lojtar tjetër. Na pëlqen, por ka edhe të tjerë që më pëlqejnë. Në pozicionin e tij ai është një ndër pesë apo gjashtë lojtarët më të mirë në botë. E pamundur të blesh si atë ashtu dhe Neymar? Jo, me planifikimin e duhur jo. Po punojmë për këtë”.
Që Lautaro Martinez është i pëlqyer në Barcelonë nuk është dicka e re. Drejtuesit blaugrana e kanë evidentuar si pasuesin e mundshëm të Luis Suarez, 33 vjec e me një kontratë në skadencë në 2021. Përfaqësimet e ‘Toro’ në vitin e tij të parë si titullar me fanellën e Inter, kanë zgjuar interesimin e madh të katalanasve, që kanë parë argjentinasin të shënojë pikërisht në stadiumin e tyre në Champions League. Nga ana e tij Lautaro mendon vetëm për Inter – ka një kontratë deri në 30 qershor 2023 – e Inter nuk do të heqë dorë lehtë nga talenti i tij, për të cilin ka investuar 25 milionë euro në 2018 për ta marrë nga Racing de Avellaneda, e që përfaqëson të ardhmen zikaltër.