• |
ide | kryesore

Lul Berisha i përgjigjet OFL-së: S’kam asnjë pronë të regjistruar

Arkiva, Lajme, Të fundit

Detar Hysi, avokati i Lulzim Berishës, tregon se klienti i tij ka bërë sot deklarimin e pasurisë pas formularit që i është dorëzuar në kuadër të operacionit Forca e Ligjit.  Deklarata që Operacioni Forca e Ligjit i kërkoi klientit të tij, është depozituar në Drejtorinë e Policisë.

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi dje një formular për deklarimin e pasurisë Berishës brenda 48 orëve, ndërkohë që dorëzimi është bërë brenda 24 orëve.

Sipas deklaratës, me një vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, figuron që Lulzim Berisha nuk ka asnjë pronë të regjistruar pranë kësaj zyre.

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, Policia e Shtetit informoi se në zbatim të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasit Lulzim Berisha.

6 Comments

  1. Ndal ndal i here ketu. Pse kishte nevoje per deklaraten e Kadastres per te thene se nuku paskam prona. Ej gallate e modhe. Filmi sapo ka fillu ….

  2. MERRINI MO PER LESH KOKE KETA KRIMINELE DHE RASINI MRENE E LENI PALLAVRAT. JO SHKELEN TE DREJTAT E NJERIUT JO TERCI E VERCI. PORDHE ME RIGON JANE TE GJITHA. PO KETA KUR VRASIN, PRESIN E PLACKISIN PYESIN PER TE DREJTAT E NJERIUT. AS E RUJN FARE POR JA KERCESIN TJETRIT NE LULE TE BALLIT DHE DALIN PA LAGUR, NGA KETA SHKERDHATE AVOKETER MALUKETER DHE TE DREJTAT E PADREJTA TE NJERIUT VRASES E KRIMINEL. LETI ZBULOJ POLICIA PRONAT E TIJ PO KA SUM SE ATE PUNE KA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu