• |
ide | kryesore

Neuer në mesfushë, penalltitë Ederson: Guardiola i fiksuar me ndryshimin e rolit të portierit

Sport



Portieri është roli më specifik në futboll dhe nuk tjetërsohet. Por kjo për shumicën e trajnerëve, sepse për Pep Guardiola gjërat duket se ndryshojnë. Prapaskenën interesante, që konfirmon fiksimin e teknikut spoanjoll për ti ndryshuar rolin portierit, zbulohet nga Karl-Heinze Rummenigge, CEO i Bayern Mynih. Gjatë një interviste për revistën zyrtare të klubit bavarez, ish-sulmuesi ka treguar se Guardiola, në pankinën e gjermanëve për tre sezone nga 2013 në 2106, kishte dashur të aktivizonte Manuel Neuer në… mesfushë.

“Neuer, falë kualitetit të madh që ka me këmbë, ka revolucionarizuar rolin e portierit. Kujtoj që Guardiola, pas fitores së një kampionati, pati idenë ta bënte të luante në mesfushë për një ndeshje. E binda të hiqte dorë me shumë vështirësi, dikush mund ta shihte zgjedhjen si një akt arrogance. Por jam i bindur se Manuel do të kishte bërë mirë edhe në atë pozicion…”.

Edhe tek Manchester City tekniku pas gabimeve të shumta nga pika e bardhë, vendosi që penalltitë tia besonter portierit Ederson: “Jam i preokupuar, duhet të mendohem mirë. Ederson në këtë kuptim është më i miri që kemi, më besoni. Nuk e humb kurrë qetësinë, nuk i hipën gjaku në tru, kështu që mund ti godasë ai” ka thënë Guardiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *