• |
ide | kryesore

Plas te Barcelona: Abidal akuzon Messi për shkarkimin e Valverde, Bartomeu thërret mbledhje anti-krizë

Sport



Tronditje e fortë në shtëpinë e Barcelonës, në një sezon aspak të lehtë për ndryshimin në rrugë e sipër Valverde-Setien. Pikërisht shkarkimi i ish-trajnerit ka shkaktuar një frakturë mes Lionel Messi (që përfaqëson dhomat e zhveshjes) e Eric Abidal, drejtori sportiv blaugrana. Francezi, duke folur për të përditshmen Sport, i kishte atribuuar fajin për shkarkimin e trajnerit skuadrës: “Shumë lojtarë ishin të pakënaqur me Valverde, na u desh të merrnim një vendim”. Messi është përgjigjur në rrjetet sociale: “Të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë e rolit të tyre e kur të flitet për lojtarët duhen bërë emrat”.

“Shumë lojtarë ishin të pakënaqur, nuk punonin shumë e kishte një problem komunikimi të brendshëm. Raporti mes trajnerit e dhomave të zhveshjes ka qenë i mirë, por, si ish-lojtar, kam ndjerë se dicka nuk shkonte mirë. Kështum i thashë klubit se cfarë mendoja e mu desh të merrja një vendim” ishin fjalët ekzakte të Abidal.

Përgjigjia e Messi erdhi menjëherë në Instagram: “Nuk më pëlqen të bëj nga këto gjëra por mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë e rolit të tyre e mbajnë peshën e vendimeve, lojtarët për atë që ndodhte në fushë ishin të parët që pranuan se nuk ishin mirë. Kur flitet për lojtarët duhen bërë emrat sepse përndryshe baltosen të gjithë me gjëra të pavërteta”.

Një tërmet i vërtetë që ka bindur presidentin Bartomeu të thërrasë një takim me Abidal për të analizuar krizën e për të mbajtur një pozicion zyrtar të klubit, deri tani në heshtje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *