• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për plagosjen e një vajze në pedonalen e Shkodrës

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër ku ka mbetur e plagosur një vajzë e re pas të shtënave në pedoanalen e qytetit.

Policia thotë se rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto” në pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve”, – njofton policia.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se e plagosura është Liljana Jeremija. Sipas të njëjtave burime ajo ka qenë një kalimtare dhe jo shënjestra e atentatit. Gjithsesi do të jenë hetimet që do të zbardhin ngjarjen. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *