• |
ide | kryesore

Pse tani OFL pas 6 vitesh në pushtet/ Gazetarja e VOA pyet Ramën për lidhjet e qeverisë me krimin

Lajme, Të fundit



Në një forum të mbajtur në Këshillin e Atlantikut në SHBA kryeministri Rama ka folur për atë që po ndodh në Shqipëri. Pikante ishte pyetja e gazetares së Zërit të Amerikës, Keida Kostreci e cila i përmendi nismën anti-KÇK. Sipas gazetares pse kjo nismë tashmë kur ka 6 vite në pushtet dhe për më tepër kur qeveria e tij është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar. Rama tha se fajin e kanë pasur gjykatat. 

“Pse jo më parë? Është një pyetje e mirë. Si mund ta bënim me gjykatat që kishim. Ne nuk kishim gjykatës dhe prokurorë që kishin lidhje me krimin e organizuar, por që ishin pjesë e krimit të organizuar.

Tani kemi një prokurori speciale, kemi edhe një gjykatë të posaçme për krimet, por kemi edhe gjykatës që kanë kaluar vetingun. E dyta, ne bëmë me ndihmën dhe shtysën e amerikanëve një pjesë të atij që është ligji i dekriminalizmit.

Ata që kanë qenë të dënuar nuk mund të zgjidhen. Të gjjthë ata që kanë qenë të dënuar për krime, drogë, mafia, lidhje me terrorizmin duhet të provojnë se shtëpia, biznesi, makinat, tokat vijnë nga puna dhe jo nga aktivitete të paligjshme.

Policia ka bërë vetëm një listë të caktuar të mbyllur. Aty janë në një liste të gjithë ata që janë dënuar, ose që janë akuzuar, por që kanë shpëtuar për shkak të atyre gjykatave që kishim. Në 48 orë ata duhet të plotësojnë formularin dhe është prokurori ai që vendos brenda 15 ditësh. Ky nuk është një gjyq, por një verifikim administrativ.

Pse jo me këta dhe jo me politikanët? Nuk është qeveria dhe nuk jam unë apo policia që duhet të merret me politikanët, por gjykatat dhe sistemi i drejtësisë” – tha Rama.

Sa u takon akuzave për lidhje të qeverisë së tij me krimin, Rama dha këtë përgjigje: “Partia nuk është një vend ku ka gjykata dhe aty nuk zgjedh ti se kush duhet të marrë pjesë. Një parti nuk duhet gjykuar nga ajo që bëjnë disa persona, por nga mënyra si vepron partia.

Më thoni një rast kur ne nuk jemi distancuar kur një nga anëtarët tanë ka shkelur ligjin. Ne jemi të vetmit që e kemi bërë” – u justifikua Rama që ndoshta harroi se ministrat, deputetët, kryqtarët e bashkive janë zgjedhur të gjithë me dorën e tij. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. ANGLISHTJA E EDI RAMES IS E NIVELIT TE ANGLISHTES SE GRAMOZ RUCIT ,SPARTAK BRAHOS ,DHE MERO GELBAZA KELLIRES thotë:

    PO KY EDI KARI NUK PO DIKE ME FOL ANGLISHT FARE KY RROT KARI ,KY ISHTE EDHE ME DRU SE GRAMOZ RUCI ,SPARTAK BRAHO DHE MERO GELBAZA KELLIRA DHE GENT CAKAJ ME GJUHEN ANGLEZE !ME KA BERE TE DJERSITEM JAHA JAHA

  2. Pse tani?
    Epo ne fillim u mbushen xhepat.
    Pastaj kishte nevoje te fitoje partia.
    Pastaj kishte nevoje arka shtetit se ishte bosh.
    Pastaj te behen kullat, pallatet, resortet, vilat.
    Pastaj te behen rruget, kinemat, teatrot, te prishen shtepiat ku ja kan vene syrin per ndonje minare-kulle apo korruptohen/blehen njerez me ose pa funksion.
    Pastaj te konfiskohen per pretekse , duroni sa te behen zgjedhjet pasi krimi do marri form tjeter meqe kjo doli jasht mode.
    Pastaj vazhdojme si zakonisht bjeri ti bim se ky vend nuk behet e ska ngel gje tjeter vecse tja fusim njeri tjetrit.

    Keto jane disa arsye banale qe nuk do asnje lloj aritmetike.

    Pse lindem Shqiptar? Mbase per te vuajtur, kush iken jasht ka thene nje here shpetova. Ai vend aty te mban peng, e vetem kur iken e kupton sa peng te ka mbajt.

    Ato qe vijne me bonwill genjehe kur hajdutet thone Shqiperia do behet, ne teori do behet, ne praktik nuk te le hajduti apo tradhtari ti dalesh nga skena.

    Gazetarja e di mire pergjigjen, nuk ka nevoje ti bej pyetje por plasja turirit opinion apo kerkesllogarine se fundja nje hajdut me kollare ke perpara.

  3. Per andreotin kane shpifur e akuzuar kushdo ne itali por gjykatat nuk kane gjetur asgje,sot andreoti 11here kryeminister thuhet nga te gjithe si me i sukseshmi kryeminister i italise,prandaj ju vazhdoni shpifni si babai juaj shpirteror salih karaxhic berisha

    1. Haha c na the. Pse ke dyshim ti nese ishte mafioz Andreotti ap lk jo. Kush gjykate mund ta shpallte te tille ate qe sa e sa veta I detyrohen karrieren edge brenda sistemit te drejtesise. Dihet niveli I larte korrupsionit ne Itali. Per te ecvtuar mega skandale te shume fushave Andreotti u shpall I pafajshem.

  4. Nietzsche citon nje kinez te vjeter, i cili shprehej se “kur nje perandorie i vjen fundi, ajo ka shume ligje….!”

  5. OFL eshte per te mbushur SPAK me dosje idiote. Sander Lleshaj vetem piketon “te korrupruarit” pastaj ja kalon dosjen SPAK dhe kaq. Eshte thjesht per pingpong. Jo me kot doli nje kurve qe ka mbaruar per “p sikologji” qe nuk njeh ligje, te bente propagande.
    Ne mos nuk keni ikur ikni o Shqiptar

  6. Kjo kçk-ja e kk-se , nuk eshte gje tjeter vetem se nje grup special per mbrojten e e tije nga akuzat, jo per tu mrojtur nga korrupsioni ku ai vete eshte korrptuesi, dhe i pari i korruptuar, po te kemi pasysh ate qe te gjithe e dine qe ai nuk thote asnjehere te verteten, por rrena pa fund!

  7. Po ja tani sepse Rama do të hedh një tymçe verbuese para BE-së, sëpaku , kështu e mendon ai, si i gjithëditur delirant. A nuk jemi në prag të të ashtuquajturave “Hapje negociatash”. Me KÇK-në antiligjore, qesharake, absurde, krijuar nën efektin e drogërave të forta si batutë , e futi me proçedurë të përshpejtuar ta bënte ligj të shtetit policor që ka instaluar dhe po bën show. Jemi në paligjshmëri totale. Çdo ditë shohim vetëm skandale. Ata që sundojnë duhet të kishin perfunduar në burgje çmendurie, pa afat e shpresë shërimi a dalje. Është krim, turp dhe marre.

  8. Hahahaaaaa. Sepse pikerisht tani ofelia e haml. mbushi moshen per martese. Se dhendrin e kemi pas te rr. elbasanit prej 30 vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *