• |
ide | kryesore

Robert Berisha kërkon falje për deklaratën mbi gratë, ‘Kam ofendu mamin tim, mamin e Rennes’

F1, Paparazzi



Ditë më parë këngëtari Robert Berisha i habiti të gjithë me deklaratën e tij dhënë për emisionin ‘Prive’ aty ku shprehej se nuk ka asgjë të keqe, nëse një mashkull ka dashnore dhe e lë gruan e tij në shtëpi.

Një deklaratë e tillë u shoqërua me kritika të forta nga publiku, disa e quanin një gjest të ulët dhe nuk prisnin që Roberti t’i thoshte këto fjalë.

Pas këtyre komenteve negative, Roberti ka treguar se është penduar për deklaratën e tij madje ka kërkuar falje publikisht. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up” ai tha se pa dashur me deklaratën e tij ka ofenduar edhe femrat e familjes, përfshirë nënën e tij, Norën dhe vajzën Renee.

Nuk është çik deklaratë seksiste, por goxha shumë. Kam kërkuar falje, të dielën del te ‘E diell’. Kush nuk e njeh Robertin nga afër, edhe ndodh që ta keqkuptoj deklaratën time. Ishte thjesht një çast; unë kur dal para intervistave, nuk i shoh kamerat. Kërkoj falje për të gjitha gratë, nënat dhe motrat shqiptare që janë prekur, ato nuk e njohin Robertin dhe unë nuk mendoj ashtu siç doli deklarata. Kam ofenduar mamin tim, mamin e Renees dhe të gjitha femrat e familjes sime”, përfundon fjalën e tij Roberti.



1 Comment

  1. Aman o burre se nuk ka ndonje gje te tmerrshme ajo deklarate. Kemi degjuar shume me keq. Psh. kemi degjuar Ramen qe ofendon burrat pa kriter ne cdo takim dhe asnjehere nuk kerkon falje. Nese e mendon vertete ashtu nuk ke pse kerkon falje. Ne fund te fundit grate nuk jane specie e mbrojtur dhe besoj jane te afta te ta kthejne vete pergjigjen qe meriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *