• |
ide | kryesore

Shqipëria dhe Kosova me pagat minimale më të ulëta në Europë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Shqipëria dhe Kosova i paguajnë më pak punonjësit e tyre se në çdo vend tjetër të Europës, sa i takon pagës minimale, që ata janë të detyruar të japin me ligj. Sipas të dhënave të Eurostat, në fillim të vitit 2020, paga minimale bruto në Shqipëri ishte 213 euro. Në Shqipëri, sipas INSTAT, janë mbi 320 mijë persona, ose gati një e treta e të punësuarve, që paguajnë sigurime me pagën minimale prej 26 mijë lekë.


Ndonëse paga minimale në vend është rritur disa herë, sërish mbetet më e ulëta në Europë, me përjashtim të Kosovës. Niveli i ulët i saj është dhe një nga arsyet që deklarohet si shkak për tendencën e lartë për emigrim.


Të dhënat e Eurostat nuk janë për Kosovën, por sipas të dhënave zyrtare, paga minimale aktualisht në Kosovë është 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Kurse kërkesa gjatë vitit te kaluar ka qenë që kjo pagë të bëhet 250 euro, por nuk u arrit. Paga minimale në Kosovë ka mbetur e njëjtë që nga viti 2011, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje.

Në Maqedoninë e Veriut, paga minimale bruto është 282 euro, sipas Eurostat. Në Mal të Zi është 331 eurp. Paga më e lartë minimale në rajon është në Serbi,  me 343 euro.

Në përgjithësi, pagat minimale në rajon janë shumë më të ulëta në raport me vendet e Bashkimit Europian.

Si variojnë pagat minimale në Europë

Deri në 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën.

Sipas Eurostat, pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1 500 € në veri-perëndim të BE-së

21 Shtetet Anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.

Në janar të vitit 2020, Bullgaria kishte pagën më të ulët bruto (312 €) në të gjithë BE-në. Nëntë Shtete Anëtare, të vendosura kryesisht në lindje të BE, pasuan me paga minimale midis 400 € dhe rreth 600 € në muaj: Letonia (430 €), Rumania (466 €), Hungaria (487 €), Kroacia (546 €) , Çekia (575 €), Sllovakia (580 €), Estonia (584 €), Lituania (607 €) dhe Polonia (611 €).

Në pesë shtete të tjera anëtare, të vendosura kryesisht në jug të BE-së, pagat minimale shkonin midis 700 € dhe pak më shumë se 1 000 € në muaj: Portugali (741 €), Greqi (758 €), Maltë (777 €), Slloveni ( 941 €) dhe Spanja (1 050 €).

Në shtatë Shtete Anëtare të mbetura, të gjitha të vendosura në perëndim dhe veri të BE-së, pagat minimale ishin mbi 1 500 € në muaj: Franca (1 539 €), Gjermania (1 584 €), Belgjika (1 594 €), Hollanda (1 636 €), Irlanda (1 656 €) dhe Luksemburgu (2 142 €).

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 119 € në muaj në Janar 2020.

2 Comments

  1. Kur te gjithe shqiptaret te paguajne sigurimet dhe te punojne cdo pune qe ju del atehere mund te ndodhe rritje,kesaj page shtoji dhe informalitetin e larte qe kane shqiptaret paga bruto del me e larte

  2. Per komentuesin 09:10, supozojme se te gjithe paguajne kontributet sic thua ti. Kjo ka te beje me pensionin apo sigurimet shendetesore. Me thuaj se si mundet te perballohet jetesa me pagen neto te mbetur?
    Cmimet jane po ato madje edhe me te larta. Ne se paga nuk vlen per te perballuar jetesen, nuk eshte page lor lemoshe,shfrytezim skllaveror. Po te njejtet shqiptare, me po te njejten dije e aftesi, per te njejten pune e rendiment, kur punojne ne Europe pa guhen shjme me teper.
    Une dhe shume te tjere bejme te njejten pune si edhe ne vendet e tjera te permendura, madje per te njejtat kompani multinacionale si ata, me thuaj nje argument pervec racizmit pse paguhemi me pak?
    Je nje idiot bythelepires pa piken e dinjitetit dhe vec kesaj tenton te japesh edhe mend. Mbylle halene, e ha ato therimet qe te japin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu