• |
ide | kryesore

Shtyllat ndalojnë Lazion të parakalojë Interin: shqiptarët ndahen në paqe

Sport



Lazio dështon në misionin vendi i dytë; Luis Alberto godet dy herë shtyllat, por Verona e Juric nuk shpërbëhet dhe madje shkon disa herë pranë goditjes. Bardhekaltrit nuk shkojnë më shumë se 0-0 përballë Veronës e humbin rastin të parakalojnë Inter në vendin e dytë, duke qendruar -4 nga kreu.

Skuadra e Inzaghi dominon një pjesë të parë pa gola, por rrezikoi të shkonte në disavantazh në të 16’ kur duhet një mrekulli e dyfishtë e Strakoshës për ti thënë jo Zaccagni e Borinit. Nuk është më keq Silvestri në të 20’ në goditjen e Immobile, por më pas është me fat në të djathtën me kthesë të Luis Alberto, që godet shtyllën nga 20 metra. Edhe Immobile kishte rastin e tij për të shënuar, por në asist të Leiva sulmuesi godet keq diagonalen.

Emocione të tjera, por ekuilibër total në pjesën e dytë. Kumbulla e Rrahmani, dyshja shqiptare e mbrojtjes veroneze befasohet vetëm në goditjen tjetër të Luis Albertos, por edhe këtë herë shtylla i vjen në ndihmë Hellas. Me kalimin e minutave Verona konfirmohet një klient i vështirë, e aftë të mbyllë të gjitha hapësirat e të niset në kundërsulm, pa sulmues roli, por me fantazistë të gatshëm të depërtojnë.

Strakosha në fund eviton befasinë në goditjen e Borinit, por është Milinkovic që dështon të shënojë golin e fitores në të 90’. Silvestri është super në minutat shtesë ndaj të zakonshmit Luis Alberto e Lazio mbetet e treta, një pikë pas Inter, e katër nga Juventus, duke ndërprerë serinë e fitoreve që e kishin bërë skuadrën e Simone Inzaghi të frikshme për dyshen e kreut



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *