• |
ide | kryesore

“Arbitrimi në Serie A nuk është njësoj për të gjithë” edhe Fonseca përfshihet në polemika

Sport



2020 e Romës ka nisur në mënyrën më të keqe e humbja e rëndë me Sassuolo e ka vënë në dyshim pozicionin e teknikut Fonseca. Portugezi ka marrë përgjegjësitë e tij, por i ka dërguar edhe një mesazh arbitrave: “Ndjej një lloj sulmi kundër Romës, por nuk humbëm për gabimet arbitrale kundër Sassuolo. Humbëm sepse luajtëm keq. Nuk më pëlqen të flas për arbitrat, por është e vështirë si një skuadër si e jona mund të ketë kaq shumë kartonë të verdhë. Kam parë shumë ndeshje në Itali e arbitrimet nuk janë kurrë njësoj, nuk ka një linjë të njëjtë”.

Katër golat e pësuar nga Sassuolo kanë minuar siguritë e skuadrës verdhekuqe, por në Reggio Emilia ka qenë impakti me ndeshjen limiti i skuadrës së Fonseca, si kanë dëshmuar tre golat e marrë në vetëm 25 minuta: “Si trajner duhet të kuptoj cfarë ndodhi dhe është e thjeshtë në këtë rast – ka komentuar tekniku i Romës në konferencë për shtyp -. Gabuam taktikisht, unë ashtu si lojtarët. Eshtë një problem mënyra si filluam ndeshjen e kur gabon, si bëmë në dy golat e parë të pësuar, pastaj humbet ekuilibrin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *