• |
ide | kryesore

“Askush nuk ia shtron rrugën Tiranës”: Egbo sulmon administratorin e Vllaznisë dhe gjithë dashakeqët

F1, Sport



Pas 20 javësh Tirana është në vendin e dytë me 37 pikë, një pas Kukësit kryesues. Kundër Vllaznisë tekniku nuk do të ketë me shumë mundësi Hasanin, që po rikuperon dëmtimin dhe Osmanin, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është gati për betejën e Shkodrës. Bardheblutë e kanë të qartë se Klasikja është gjithnjë e paparashikueshme, por përpara se të mendojë për 90 minutat e Loro Boricit, Emanuel Egbo e ka të nevojshme të heqë gurët nga këpucë, në lidhje me të gjithë ata, që si Suad Lici, mendojnë se Tiranës po i shtrojnë rrugën për 100 vjetorin e klubit: “Nuk merrem me ekipet e të tjerëve. Edhe kur ne na kanë bërë gabim arbitrat, nuk jemi ankuar sepse arbitrat janë njerëz, gabojnë, vetëm Zoti nuk gabon. Nuk e di na kanë shtruar rrugën apo jo, Tirana nuk merret me ekipet e tjera. Nuk besoj se na ndihmojnë arbitrat. Nuk e di në çfarë konteksti e ka thënë Suad Lici. Ai e njeh mirë Tiranën pasi ka qenë lojtar vetë e njeh edhe Vllazninë”.

Shtatë fitore në shtatë ndeshje mes kupës e kampionatit që kur Egbo është ulur në pankinë dhe pikërisht ky fakt është duke i dhënë një ndihmë mentalisht skuadrës, që po e trajton serinë e vetëm fitoreve si një stimul më shumë, për të marrë maksimumin në cdo ndeshje: “Kemi folur me ekipin për këtë, pasi vazhdojmë të ruajmë ritmin dhe kjo është një gjë e mire – pranoi nigeriani -. Rritet vetëbesimi dhe futesh në fushën e lojës me mentalitet fitues”.

Në fazën e parë bardheblutë luajtën një ndeshje praktikisht perfekte në Shkdoër, duke u imponuar 0-2: në atë kohë trajner ishte Mema dhe Egbo vetëm përgatitësi i portierërve, por nigeriani kërkon të bëjë një tjetër figurë të mirë, pa incidentet e atëhershme që njollosën sfidën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *