• |
ide | kryesore

“Duhej të isha peshkatar në Madeira”: në fakt është pesë herë Topi i Artë

Sport



Cristiano Ronaldo ka festuar datëlindjen e dytë me fanellën e Juventus, të 35-ën në total. Një rast për të bërë një bilanc të karrierës: “Goli im më i bukur ka qenë ai kundër Juventus, ai me rovjeshatë e që ishte edhe më i vështiri”. Ronaldo megjithatë ka dëshirë të madhe të fitojë: “Të luaj tek Juventus më jep mundësinë të fitoj ende Champions, kemi një skuadër të mirë por e dimë që është e vështirë”.

Pas festës me surprizën një makinë prej 600 mijë euro, dhuruar nga e fejuara Georgina, Cristiano Ronaldo ka folur për Canal 11: “Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të fitojë gjithë ato që kam fituar – rrëfeu portugezi -. E shihja veten në prespektivë, kur të isha 35 vjec, ndërsa peshkoja në Madeira”. Ndërkohë, e ardhmja flet ende Champions League, një tabù në shtëpinë e Juventus, që Ronaldo kërkon ta zhbëjë: “Të fitosh varet nga shumë faktorë, por kemi kualitetin për të fituar. Shkojmë përpara hap pas hapi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *