• |
ide | kryesore

Edi Rama vizitë në Rusi, zbulohet data

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në kuadër të kryesimit të OSBE, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi. Tch mëson se duke iu referuar burimeve diplomatike të OSBE në Vienë, thotë se kjo vizitë është parashikuar për në datë 26 Shkurt.

Mbetet e paqartë për momentin se kush do të jenë bashkëbiseduesit e tij në Moskë, ku në fokus të bisedimeve do të jetë kriza Rusi-Ukrainë.


Në fjalimin e tij përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE, kryeministri e listoi Ukrainën si një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE.

I fundit kryeministër shqiptarë që ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë duke u takuar me kryeministrin e kohës Çernomerdin, është Aleksandër Meksi gati një çerek shekulli më parë.

Vetë zoti Meksi ka deklaruar më vonë se Pritja atje qe e madhe.

“Nga delegacioni shqiptar kishte pak njerëz. Sa fillova të flisja rusisht ata u habitën dhe më duartrokitën. Kryeministri rus Çernomerdin mu afrua dhe ne bëmë një bisedë të lirë. Më tej ai më tha se mund ti shiste Shqipërisë avionë luftarakë MIG me çmim të lirë. Unë i ktheva përgjigjen: Mirë, por na gjeni armikun fillimisht” ka treguar ish kryeministri Meksi.

Kjo vizitë e kryeministrit Edi Rama në Kremlin, zhvillohet në një kohë kur marredhëniet Shqipëri Rusi janë në kuotat minimale.

Në mars të vitit 2018 Shqipëria iu bashkua vendeve europiane duke dëbuar dy diplomatë rus nga Tirana një veprim i koordinuar edhe me NATON.

Ata ishin Vladislav Filipov, atasheh ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës, të dyshuar se nën petkun e diplomatit zhvillonin spiunazh për interesa të Rusisë.

Megjithëse Edi Rama e viziton Moskën si kreu i OSBE kjo do të jetë një mundësi e mirë për ti dhënë një qasje të re mardhënieve mes dy vendeve./ TCh

14 Comments

  1. parti enver o sa mir i ke dhjer.
    parti edvin o sa mir po i dhin.
    u popull mut qe jeni.po a zgjidhet i bir nje vrasesi si kristaq rama e daja i qelbesires spiropodhis koleka.

  2. Shpellkare e lakuriq kinez jane shperndare si koronavirus me urdher te virusit salih,sec thone,sec shkruajne vetem lakuriqet e kuptojne njeri tjetrin,salihu i krijoje ne vucidol por ai vete ka nje jave qe nuk dihet ku eshte,izeti dhe zylfija po ja hane shpirtin ngadale,gojet e liga thone qe ka shkuar ne kullen e tij ne vicidol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu