• |
ide | kryesore

Einxhel Shkira reagon ndaj emisionit ku e ftuan, ‘Tentativa dashakeqëse’

Paparazzi, Slider



Einxhel Shkira ka qënë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel”.

Tema e ditës së sotme kishte në qëndër futbollistët shqiptarë, më përkatësisht u diskuta rreth pyetjes se përse ata janë kaq të adhuruar nga gjinia femërore si edhe u trajtuan disa nga deklaratat më të forta që vajzat kanë shprehur për futbollistët. Einxhel Shkira ishte në lidhje të drejtëpërdrejtë, ndërkohë që në studio ishin të ftuar gazetarja sportive Hygerta Sako dhe ish-futbollisti i Kukësit, Hair Zeqiri për të dhënë mendimet e tyre në lidhje me temën.

Mesa duket, Einxhelit i kishin komunikuar më parë se do fliste në studio për eksperiencën e saj në fushën e sportit, e jo për temën që u trajtua. Nëpërmjet një postimi në ‘story’ ajo shkruan se kjo gjë që iu bë nga stafi i emisionit “Shqipëria Live” ishte e ulët dhe shumë dashakeqe.

Pranova të shkoja në atë emision sot sepse mu prezantua komplet teme tjeter, që supozohej lidhje me emisionin tim dhe eksperiencën e re në këtë fushë.Totalisht e pa pregatitur,dhe jashtë dijenisë time për temën që realisht po trajtohej! Tentativa të tilla për të vënë pabesisht në situat të padëshiruar dikë janë tepër të ulëta dhe totalisht dashakeqe. Gëzoni me dy tre tituj lajmesh ishalla ju kam zbukuru ditën” – shkruan Einxhel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *