• |
ide | kryesore

Favore arbitrale: skuadra më e favorizuar nuk është Juventus

Sport



Polemika e ngritur nga Rocco Commisso pas Juve-Fiorentina ka tërhequr vëmendjen për penalltitë e dhëna në Serie A. Nuk është Juventus klubi që ka marrë më shumë 11 metërsha: Lazio, me 13 penallti në favor e 2 kundër, dominon me +11. E ndjekin të shkëputura, Inter (+5), Roma (+3), Atalanta e Juventus (+2). Mes të mëdhave, Milan, 4 penallti në favor e 5 kundër, është në -1, ndërsa Napoli edhe më keq -2, ndërsa Fiorentina, që ngritir gjithë stuhinë kundër arbitrave, nuk ka një pasiv dramatik: ka marrë vetëm një penallti më shumë kundër se ka pro.

Kështu, rezulton se pesë skuadrat e para të kampionatit janë të vetmet me një diferencë pozitive. Nënshtrim psikologjik ndaj më të fortëve? Jo domosdoshmërisht, sepse Atalanta, Lazio, Inter, Juventus e Roma janë edhe, sipas rendit, skuadrat që kanë shënuar më shumë.

Kjo nuk mjafton për të afirmuar që bilanci i tyre pozitiv mes penalltive pro e kundër është një rrjedhojë logjike, si ka shpjeguar Sarri në përgjigje të polemikave pas Juve-Fiorentina: “Kemi luajtur 58 topa në zonën kundërshtare kundër 11 të tyre, kështu që rezultati është një rrjedhojë logjike”.

Në fakt, duhet analizuar se kur një skuadër luan në zonën kundërshtare, përfiton më shumë shanse të marrë një penallti, e drejtë apo e gabuar qoftë. E kështu, pesë të zakonshmet janë në pozicionet e para të renditjes për topa të luajtur në zonën tjetër. Komandon Atalanta, me një mesatare superiore ndaj 32 për ndeshje, e ndjekin Roma, Inter, Lazio, Milan, Napoli, Juventus e, në vendin e tetë, Fiorentina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *