• |
ide | kryesore

“Fifa është si mafia, nëse flet keq, vdes”: i pezulluari Mino Raiola përgatit strategjinë për ta luftuar

Sport



Dritarja dimërore e merkatos ka përfunduar në kampionatet e mëdhenj të Europës e pikërisht në këtë moment është kthyer të flasë Mino Raiola, një nga aktorët kryesorë të transferimeve të gjysmës së Europës: “Nuk dua të jem arrogant, por këtë mënyrë të të bërit merkato e kam shpikur unë. Në sesione ngrihet sipari, por protagonistë si unë punojnë muaj më parë”.

Deklaratat e gjigantit të menaxherëve nuk kalojnë kurrë pa vëmendje e ato të thëna për SportVoetbalMagazine nuk bëjnë përjashtim. Para sulmit direkt ndaj organit qeverisës të futbollit botëror, Raiola ka treguar mënyrën e tij të të bërit merkato: “Futbolli është bërë një shfaqje në të cilën unë jam aktiv prej 25 vjetësh. Eshtë si të shkosh në teatër: në 1° janar ngrihet sipario, por aktorët përgatiten për muaj të tërë.

Raiola pastaj ka folur për pezullimin për një vit nga FIFA, një vendim që menaxheri nuk e ka kapërcyer: “Fifa është si mafia. Nëse flet keq, vdes. Mund të bësh dy gjëra: ose lufta kundër Fifa, e është ajo që kam bërë për vite me pak sukses, sepse jam i vetëm; ose krijo një sistem të ri e puno. Ka ardhur momenti për një revolucion”. Pezullimi nuk ndalon planet e betejës së Raiola: “Më kanë ndaluar për një vit në nivel botëror e tani po kërkojmë një vend nga ku të ndërhyjmë nga pas ndaj Fifa-s. Më lënduan dhe treguan se gjithcka kam menduar gjithnjë është e vërtetë. Dua të krijoj një sistem që të mund të bashkëekzistoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *