• |
ide | kryesore

I dha tender gruas së Kajmakut, justifikohet Lleshaj: Nuk e kam firmosur unë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot për herë të parë në lidhje me tenderin që i është dhënë gruas së Agim Kajmakut, në kohën kur ky i fundit ka qenë në kërkim.

I ftuar në emisonin “Open” në TCH, Lleshaj u shpreh se e kanë sulmuar shumë, por ai nuk ka firmosur asnjë tender, duke e hedhur fajin tek punonjësit. Kur e vuri re se po fliste për punonjësit e tij i justifikoi duke thënë se “janë vetëm ca burokratë dhe shikojnë vetëm procedurat”.

Pak kohë më parë ministria e Brendshme i ka dhënë një tender për mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT, gruas së Kajmakut, Merita Kajmakut.

Kjo e fundit administron kompaninë ‘Kajmaku SH.P.K.’, pasi ia kaloi bashkëshorti i saj më 17 korrik të vitit të kaluar, ndërsa fitoi tenderin nga Agjencia brenda MB-së, me vlere 50 milionë lekë.

Tenderi në fjalë është dhënë më 30 dhjetor të 2019-ës, kohë në të cilën ish-kryebashkiaku ishte shpallur në kërkim. Kajmaku, të cilit iu hoq mandati për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi fshehu një rekord kriminal në Greqi, është shpallur në kërkim në 11 nëntor. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Eshte e turpshhme! Justifikim sa idiot aq edhe i turpshem qe nese eshte i vertete tregon qe keta kane nje shtet rrumpalle, dhe nese eshte i genjeshter tregon korrupsionin deri qelizat me te larte te riqelbjes!

  2. Eshte per te ndjere keqardhje per ministrin e brendshem qe duket sikur ka shkuar ne emision per t’u vetediskredituar. Thenjet, kunderthenjet dhe lapsuset e tij jane thjesht per t’u meshiruar.

  3. Keta kujtojne se ia hedhin popullit. Ne fakt popullit nuk ja kane hedhur por e kane mundur,
    e kane varferuar e clilitur ne ate shkalle sa tani megjithese i din te gjitha eshte bere i
    pandjeshem, duket i dorezuar dhe reagimin e vetem e ben nepermjet ikjes pa kthim.
    Vetem nje mrekulli mund ta shpetojne kete popull nga keta perbindsha.

  4. Fshataret ne aksion.
    Shteti i fshatareve.
    Akademia e fshatareve.
    Arti i fshatareve.
    Tv i fshatareve.
    Sporti i fshatareve.
    Shkolla e fshatar

  5. Tj e ke firmosur o shoku minister! A te kujtohet kur pergjeroheshe duke thene se: nese shihni nje polic ne rruge ai do jem une, nese shikoni dike duke abuzuar me detyren ai do jem une. Pra ti deklarove ne TV se ministria dhe policia do te kishin fyturen tende. Apo nuk eshte e vertete ????

  6. SHOW KOT PER TI LEGALIZUAR KETO GRUPE DHE PASURITE E TYRE , ESHTE SHUME E THJESHT thotë:

    BRAVO ANDI ,MBREME E KE BERE ME BISHT NDER SHALE KETE BYTHLEPIRES TE EDI RAMES,NUK E DI SE QFAR AKUZE KA PASUR SAIMIR TAHIRI THOSHTE KY RROTA,KJO ESHTE E GJITHE PER TI LEGJITIMUAR KETO BANDA DHE BIZNESET E TYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *