• |
ide | kryesore

I ndodhin vetëm asaj: mamaja e Zaniolos viktimë sërisht e grabitësve

Sport



Një tjetër ngjarje e keqe për të ëmën e Nicolò Zaniolo, futbollistit të ri të Romës që është duke rikuperuar nga dëmtimi i rëndë në gju. Në mbrëmjen e djeshme, hajdutët kanë tentuar të vjedhin makinën e Francesca Costa, pa ia arritur qëllimit, por duke dëmtuar rëndë pjesën e brendshme të saj.

 

Keqbërësit kanë shkëputur timonin dhe kanë cmontuar kroskotin. Vetë mamaj e futbollistit ka rrëfyer ngjarjen, duke postuar në Instagram edhe një foto të makinës së dëmtuar. “Mirë që të paktën ka dashuri… po të ishte e kundërta duhet të shpjegoj ndonjë gjë. Mirëdita ju që nuk humbni vesin të bëni surpriza të bukura…”, është postimi ironik i gruas. Nuk është hera e parë që kur është në Romës, që mamaja e Zaniolo ka mbetur viktimë e hajdutëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *