• |
ide | kryesore

“Kalova Krishtlindjen me Raiolan për të marrë Haaland”: drejtori sporti i Dortmund zbulon taktikën fituese

Sport



Tifozët verdhezinj nuk do ta harrojnë kurrë datën: 29 dhjetor 2019, dita kur Erling Braut Haaland i tha ‘po’ Borussia Dortmund. Nga atëherë ka kaluar vetëm një muaj, por aq i mjaftoi norvegjezit të fitojë ambjentin. Haaland u largua nga Salzburg për 20 milionë euro, shumë pak për potencialin e 19 vjecarin, që kishte tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane. Sulmuesi i ka lënë të gjithë pa fjalë, duke realizuar 7 gola në vetëm 136′ kampionat, plùs një në kupë, duke nisur nga pankina.

Drejtori sportiv Michael Zorc është entuziast për goditjen e bërë nga klubi i tij, ashtu si është shprehur për Sport Bild: “Ishte një nga tratativat më të vështira në karrierën time. Klube të tjera të rëndësishme ishin gati të bënin sforco për ta marrë. Ne i ofruam paketën më të mirë të mundshme për rritjen e tij”. E prezantimet e para të norvegjezit me fanellën verdhezi konfirmuan preitshmëritë.

Drejtori sportiv i Dortmund ka zbuluar edhe një prapaskenë të bisedimeve: “Punuam edhe në Krishtlindje për të marrë Erling. Në 4 pasdite të vigjiljes isha në telefon me menaxherin e tij Mino Raiola. Kur arrin të bindësh një lojtar me klasin e tij je i lumtur si fëmijë. Morëm atë që na mungonte”. Dortmund luajti ”kartën sociale” për të shtyrë djaloshin të pranojë: “Reparti ynë i komunikacionit krojoi një video emocionale të Südtribüne për ta bindur. Duket se i pëlqeu”. Muri verdhezi i hyri në zemër norvegjezit, gati të bëhet shpejt një nga lojtarët më të fortë në botë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *