• |
ide | kryesore

Lubonja: OFL qesharake dhe show, problemi i vërtetë korrupsioni i lartë shtetëror

Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja e cilësoi Operacionin Forca e Ligjit, një organ të pabesueshëm. I ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, Lubonja tha se problemi në këtë vend është se pushteti ka abuzuar gjithmonë dhe se drejtësia në këto raste ka qenë e pafuqishme. Ai nuk e kurseu ironinë, kur tha se “këta me syze të errëta do vendoskan luftëtarët e të mirës kundër të keqes”.


“Cili është problemi kryesor që kemi pasur ne për të cilin u ndërtua reforma në drejtësi? Problemi është se kush ka marrë pushtetin, ka abuzuar me korrupsion, me lidhje me krimin, etj dhe drejtësia ka qenë e pafuqishme ndaj tyre. Ideja është që na duhet drejtësi e pavarur nga pushteti. Në këtë mënyrë do kemi besim se do luftohen lidhjet e krimit me politikën.


Këta kanë bërë një akt normativ në të cilin i japin fuqi organit të pabesueshëm. Zotëria thotë: “Kemi nisur luftën kundër kanabisit”. Po cila ka qenë akuza pas Lazaratit? U lazaratizua Shqipëria.

Kemi një ministër të Brendshëm, që u akuza (Tahiri). Kemi tjetrin, vëllai i lidhur… në Itali (Xhafaj). Mosbesimi tek pushteti është i ngulitur thellë. S’po flas pastaj për akuzat për vjedhjen e votës, që janë përgjuar apo nga ndërtimi i pallateve. Janë kaq shumë gjëra që i bëjnë të pabesueshëm, saqë u ndërtua gjoja reforma në drejtësi. Tani del një gjë që varet nga qeveria. Dalin këta me syze të errëta që do vendoskan luftëtarët e të mirës kundër së keqes.

Mos të harrojmë se Edi Rama kur ka thënë për bashkëpunimin me Ilir Metën në një kohë kur e kishte akuzuar për të lidhur me krimin, tha: “Është sistemi dhe jo njeriu”. Po këtu ça po bëhet? Asgjë s’po bëhet, s’ka asnjë ndryshim strukturor dhe thotë ‘do kapim njerëzit”, – tha Lubonja.

Ai shtoi se nuk sheh asnjë emergjencë që të justifikojë paketën anti-kçk dhe Operacionin Forca e Ligjit dhe se është absurde t’i shkohet një gjykatësi me syze për t’i dorëzuar një letër, e nga ana tjetër se nuk është kjo rruga që duhet të ndiqet.

“Pyetja e parë që duhet të shtrojmë është që një akt i tillë bëhet në kushte emergjente, por cila është emergjenca. Fillimisht duket sikur emergjenca ishte që po na ikin këta gjykatësit, po krijojnë pasuri, ndaj shpejt t’i çojmë OFL. Në se këta do shkojnë me syze tek gjykatësi…zakonisht shkojnë me syze në operacione tek të rrezikshmit, e nëse shkojnë me syze tek gjykatësi për t’i çuar një letër, është absurde, është show.

Unë nuk shoh cila është emergjenca. Nuk është problemi se kemi një emergjencë ndaj krimit sidomos kur bëhet fjalë për pasuri që kanë vënë. Ti mund të kesh një emergjencë në raste terrorizmi…Kjo nuk është emergjencë, nëse do ta quajmë emergjencë kemi dekada në këtë emergjencë.

Ne jemi në një emergjencë, por e shoh tek gjithë këto pallatet që po ndërtohen me paratë e krimit, me lejet e Erion Veliajt dhe Edi Ramës. E shoh tek agresiviteti i krimit për të kapur shtetin. Nëse mendohet se ka emergjencë nuk është kjo rruga. Më mirë të shpëtojnë 100 fajtorë se sa të dënohet një i pafajshëm, thonë romakët”, – deklaroi Lubonja.

“Kjo që bëjnë këta për 48 orë, bëhet në mënyrë shumë më normale në formë ligjore. Nëse këta kanë ca lista që i kanë bërë në kohë, normalisht në një shtet normal, një shtet serioz mbledh prova të mjaftueshme për faktin se këto para janë bërë në mënyrë kriminale dhe pastaj arrestohen e mund të shkojnë ata me syze se janë të rrezikshëm këta.

Jo çdo shtëpi që sheh… Këtu nuk kemi seriozitetin ndaj dinjitetit të njeriut. Këtu sipas mendimit tim, ka një propagandë, një show që po luftojmë krimin. Ka dhe një emergjencë tjetër, që nëse është, është emergjencë e qeverisë që ka bërë ligjin.

Me çfarë shoh po mbushet SPAK-u me akuza, PPP etj, atëherë t’i fusim SPAK-ut të gjithë këto hetime se këto do t’i hetojë SPAK-u, pasi të bëjë policia sekuestrimet, do merret SPAK-u me këto dhe nuk do merret me problemin kryesor, me emergjencën kryesore, hetimi i korrupsionit të lartë shtetëror, hetimi i pastrimit të parave të krimit nëpër ndërtime që janë kryesore, që çojnë në lidhje me politikën, me këta që kanë bërë ligjin dhe qeverinë”, – deklaroi Lubonja. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. Fatos po del hapur ne mbrojtje te krimit dhe pasurise se tyre te pa ligjeshme,ke mare pozicionin e avokatit te tyre,por inati qe ke me ramen nuk dele duke sulmuar ofl

    1. Në asnjë rrjesht të shkrimit të Lubonjës nuk sheh tendencën e mbrojtjes së krimit por përkundrazi, ai e tepron subjektivisht luftën kundër krimit duke i bërë fajtorë të gjiitha qeveritë njëlloj.
      Si mund të bësh krahasimin midis kanabizimit të një fshati si Lazarati, me kanabizimin e gjithë Shqipërisë ?
      Cilët ministra të mbrendshëm të qeverive të mëparëshme kanë pasur lidhje direkte me trafikun e drogës si ministrat e mbrendshëm të qeverisë Rama, Tahiri e Xhafa ?
      Nëse një qeveri ka vullnetin të luftojë krimin e korrupsionin, nuk mundet drejtësia ta pengojë.
      Përse nuk mundën prokuroritë e gjykatat në vitet 2005-2007 që të pengonin arrestimin e ndëshkimin e krerëve të bandave kriminale në Shqipëri ?
      Përse në vitet 2019-2020 shumica e kapobandave të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të shumta, po i nxjerr nga burgu “drejtësia e reformuar” e Ramës ?
      Mjafton që tju përgjigjesh këtyre dy pyetjeve konkrete e flagrante, për të mos shkuar në përgjithësimet e fajit siç është bërë modë në Shqipëri.
      Së fundi, përse në Shqipëri po përhapet përceptimi se korrupsioni e krimi paskej aedhur pas përmbysjes së diktaturës enveriste ?
      Korrupsioni e krimi kanë qenë dhjetë fish më të përhapura në shoqërinë shqiptare gjatë kohës së diktaturës enveriste, por nuk guxonte asnjë media e asnjë gazetar i asaj kohe ta demaskonte publikisht.
      Përse harojmë përceptimin sarkastik të përhapur në Shqipëri në fund vitet 80 :
      “Shumë i pasur qënka ky shtet,.Të gjithë e vjedhin e paratë nuk paskan të sosur”
      Është e provuar në historinë e njerëzimit, se korrupsioni e krimi përhapen më shumë në ato vende ku varfëria është më e madhe, e ku njerëzit privohen nga çdo e drejtë, edhe nga e drejta e pronës.
      Një ndër shkaqet më të mëdha të përhapjes së korrupsionit e imoralitetit , është nepotizmi.
      A nuk ishte totalisht i krimbur me nepotizëm sistemi diktatorial komunist ?
      Po përmendet si sinonim oligarkia me kapitalizmin.
      Por a nuk ishin “bllokmenët” oligarkë absolutë të Shqipërisë ?, kur e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë nuk kishte as të drejtën e shfaqjes së mendimit ?

  2. PUSHTETI KA QENE DHE ESHTE I KORRUPTUAR POR DREJTESIA KA QENE AKOMA ME KEQ . KETU DUHET NJA 4-5 BOMBA ATOMIKE QE TA RREGULLOSH KETE VEND .

  3. Ti byroisti i pd thua kush nga ministrat e pd eshte mare me drogen salihu per tete vjet duke e transportuar me ushtri dhe shik,bujari per tenderat e passportave dhe uniformave dhe mos bllokimin e trafikanteve te droges dhe i fundit noka me kulicin,tahiri i denua per shpordorim detyre xhafa eshte ne detyre,por ti e ngatarron me vellain e tij qe ka qene nje bari,por izeti ka folur dhe per drogen e salihut ne te dy pushtetet duro dhe pak e do shikosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu