• |
ide | kryesore

Policia i kërkon pasurinë Suel Çelajt dhe kunatit të Lul Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit i ka kërkuar sot justifikimin e pasurisë, Suel Çelaj nga Elbasani, i cili njihet si njeri i afër me dhëndërrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Gjithashtu, policia i ka kërkuar justifikimin e pasurisë edhe Plaurent Dervishajt, i cili njihet si kunati i Lulzim Berishës.

Deklarata e Policisë së Shtetit: 

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, dhe në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, sot më datë 6 shkurt 2020, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale ‘Trafik i qenieve njerëzore’.

– S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë



4 Comments

  1. Kjo do shkoj si puna e Beketit qe populli do paguj haraqin neper mjet taksave se shkelet parimi baz idrejtes se mbrojtjes ose Shqiprija do kthehet mbrasht ne vitet 1945

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *