• |
ide | kryesore

“Sikur t’i kisha lënë në shtëpi të gjithë festaxhinjtë do isha pa skuadër”: Tuchel i dorëzuar tek PSG

Sport



Mungesa e Neymar për shkak të lëndimit për ndeshjen kundër Nantes ngjalli kureshtje të veçantë. Një dëmtim, ndoshta ad hoc me rastin e ditëlindjes së tij, i cili e mbajti atë jashtë skuadrës për sfidën e Ligue 1.

Tekniku Tuchel, pas suksesit të arritur nga Paris Saint-Germain i tij, siç raportohet nga Le Parisien, dëshironte të kishte fjalën e tij, edhe në lidhje me festën e brazilianit që pa shumë protagonistë të shokëve të ekipit në një atmosferë në total me të bardha. “Nëse festa mund të kishte ndikuar në performancën në fushë? Po, por çfarë mund të bëj? Nëse do t’i kisha lënë të gjithë lojtarët e pranishëm në festë në pankinë, nuk do të kisha një skuadër”, komentoi Tuchel që nuk gjen ngushëllim. “Ishte e pamundur të zgjedhësh lojtarët bazuar në mungesën e tyre në festë. Për fat të mirë, para kësaj ndeshje kemi pasur një ndeshje jo aq intensive kundër Montpellier”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *