• |
ide | kryesore

Ramushi i shkruan letër dhe i lutet Albin Kurtit: “Mos e hiq taksën”

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka shkruar një letër kryeministrit aktual Albin Kurti dhe e ka publikuar atë në Facebook.

Në këtë letër, Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që të mos e heqë taksën kundër Serbisë, shteti i cili, sipas tij, ka rrahur e torturuar kryeministrin aktual.

“Mos e heq taksën Albin, të lutem”, është lutja e Haradinajt drejtuar Kurtit.

Kjo është letra dhe lutja e plotë e ish-kryeministrit për kryeministrin e ri të vendit:

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtit

I dashur Albin,

Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeministrit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikuar shumë. Ke rënë në burgje e sfida por ke qëndruar stoikisht në atë që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur.

Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.

Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku.

Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota.

Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Ne kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje.

Ramushi



9 Comments

      1. Keta dy komentuesit me siper , i pari qe uron me vdekje dhe i dyti qe shan me kurva.
        Ju jeni ca mjerane , komplet debila. Politika behet per 20-30 vitet e ardshme dhe jo per ato 4 vite qe je ne pushtet.
        Albini do ta heqi ( do ta detyrojne) taksen dhe do filloje ‘zbutjen’ me serbine , biles do marri dhe pjese ne tavolinen per shengenin ballkanik. Problemi eshte se populli yne ka patur dhe ka shume injorante si ju , prandaj dhe jemi mbrapa ne te gjitha fushat.

        1. Ik edhe ti e ha një mut si ai që mbron o plehrë rilindase injorant, që të duket se merr vesh nga politika.

          Njerëz si ai komentuesi i parë, por edhe ti që je shumë i trashë për të kuptuar nuk meritoni përveç se vdekshi të gjithë ju që mereni me punë që nuk ia keni haberin e komentoni si kopetenti juaj edvini.

  1. O Ramush. Mbajtja e takses , ne syte e nderkombetareve e le fajin ne prehrin tuaj, kurse ajo qe propozon Albini , RECIPRORITETI, e kthen shikimin jo vetem ndaj pales kosovare , por dhe asaj serbe.
    Nese neser Serbet do ankohen per dicka qe nuk ja lejojne kosovareve ( pershembull targat e makinave) , pergjigjja do te jete e shpejte nga nderkombetaret , se dhe ju nuk lejoni makinat kosovare me targa kosovare ne serbi.

    Pra RECIPROCITETI i heq te drejten ‘ankimuesit’ per te vazhduar te beje rolin e viktimes .

  2. Mos u lodhni kit o shpellkare,albini e ka hequr taksen,per ta zevendesuar me reciprocitet,albini nuk eshte ramushi nje shpellkar si salihu disa ferra pylli i ndajne te dy

  3. Bota nje corbe derrash me te njejtet ingredient historik. Nje tufe derrash qe ” udheheqin” duke bere pazare me jet popujsh me shtrengime duarsh e teater kllounesh cirku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *