• |
ide | kryesore

Studimi/ Pse shqiptarët shkojnë pa dëshirë në punë

Lapsi Leaks

Njeriu kalon kohë cilësore nga jeta e tij, në punë. Për rrjedhojë ambienti ku punon duhet të jetë motivues dhe zhvillues për individin. Por psikologët thonë se si në institucionet shtetërorë edhe në kompanitë private ambienti është acid, gërryes për punëtorët dhe pritshmeritë që kanë ata për veten dhe kompaninë.

“Ne mund të jemi të zotët individiualisht, por për të punuar si grup dhe si institucion e kemi shumë të vështirë. Ndryshohen drejtuesit, ndryshon historia, bëhet zero. Klanet e ndryshme që përplasen, që duan të rrëzojnë dikë e të ngrenë një tjetër, thashethemet që gërryejnë, dhe rrjedhimisht performanca dobësohet, se energjia shkon për gjëra të tjera. Kush na nxjerr punë ta pengojmë, ai që na mban hatrin, e s’na prish punë, ta vëmë në krye”, shprehet Prof. Dr. Adem Tamo, Psikolog.

Një drejtues i suksesshëm e kthen energjinë e vartësve të tij në performancë.

“Injorantët dhe ata që nuk duan të punojnë kanë solidaritet. Përpiqen të mbajnë njëri tjetrin, duke punuar pak dhe shfrytëzuar manovra të tjera. Po vrapojmë pas parave dhe atë e quajmë vlerën e vetme. Kjo i ka eklipsuar vlerat dhe është një garë e çmendur. Vërtet paraja është mjet për të jetuar një jetë cilësore, por përveç parasë ka edhe vlera të tjera”, shton më tej për TCH.

Për shkak të tranzicionit nuk kemi arritur ende të krijojmë nëpunësit e qëndrueshëm civilë dhe publikë të përkushtuar në atë që bëjnë.

“Ne i duam gjërat shpejt, sepse shikojmë fqinjët, që janë shumë përpara dhe pandehim se janë kot fare përpara, se i ka ndihmuar fati. Por jo, ata janë aty, se kanë punuar shumë”.

Në botën e zhvilluar kompanitë bëjnë studime të vazhdueshme për punonjësit.

“Studiojnë çfarë e motivon dhe e demoralizon një punonjës, paga, ambienti i ngrohte, social e mbështetës, privilegje të caktuar dhe më pas u ofrojnë punëtorëve kushte të tilla që e plotësojnë atë dhe ai t’i përkushtohet sa më shumë kompanisë”, thotë profesori.

Burimet Njerëzorë në vendet e zhvilluara janë zyrat më të ngarkuara me punë.

“Burimet njerëzore, janë punonjësit që duhet të njohin burimet e njerëzve që punojnë në kompaninë e vet, kapacitetet, mangësitë dhe të kërkojnë mundësi për t’i zhvilluar këto burime. Kush e bën këtë, kërkush”, shton ai.

3 Comments

  1. 16 vjet ne kompanine qe punoj, dhe kurr nuk jam stimuluar apo ofruar detyre tjeter te eci perpara, gjithmon sjellje arrogante dhe perbuzje nga disa bytheca qe i thone vetes “shefa” me vjen zor nga vetja po kur shohe femijet ne sy, skam cbej shkoj nga halli ne ate vend qe quhet pune. Se jane drejtuesit qe skane as komunikim e as njerzillik, dhe nuk te japin hapesira. Gjeja qe dine te bejne eshte te te thone , he mo se kot rrini zbeni gje. Nderkohe ne nje vend perendimor te kesh 16 vjet pune ne nje kompani do ishe aset i kompanise, por ketu tek ne te drejtojne gishtin nga dera, ose do jesh bythlepires. Po te jesh femer shikohesh me syrin si qenie seksuale, dhe jo femer moter kolege. Ketu eshte me zi sec mund te duket. Nuk dine te te thone nje fjale te ngrohte ose dhe nje te befte mire kur te shikojne duke ngrene buke,larg o zot te te thone hajde ulu me ne se i bie reputacioni i shefit ketu cdo gje eshte neveri. Keto jane shume pak nga gjith ato lemshe qe kam ne gryk. Por jam prind skam cbej kafshoj vehten me dhembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu