• |
ide | kryesore

Surpriza e Georgina Rodriguez për Christianon (Video)

Paparazzi, Slider



Cristiano Ronaldo festoi të mërkurën ditëlindjen e tij të 35-të.

Me këtë rast ai ka marrë shumë urime nga kolegët dhe familjarët e tij. Mirëpo vëmendjen e mori supriza e partneres së tij, Georgina-s e cila është munduar ta bëjë partnerin e saj sa më të lumtur në këtë ditë speciale për të. Në një Instastory të publikuar nga ajo Ronaldo shihet me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë dhe krahas postimit Georgina ka shkruar:

“Për 1000 vite të tjera krah teje, të duam babi”. Por suprizat për CR7 nuk mbaruan këtu pasi modelja  bukuroshe dhe miqtë e ngushtë të futbollistit ishin kujdesur t’i organizonin një festë suprizë dhe për dhuratë një makinë super luksoze.

Siç shihet nga videoja e publikuar në Instagram nga Georgina, lojtari portugez u befasua jashtë një restoranti të njohur në qendër të Torinos me pritjen e befasishme.

Festa surprizë përfshinte këngë me ritëm të cilat u vendosëm para hyrjes në restorant si dhe veturën e bukur të tipit “Mercedes” e cila iu bë dhuratë. “Urimet më të mira për njeriun e jetës sime”, ka shkruar bukuroshja Rodriguez në videon e publikuar në Instagram. Kujtojmë se sot ajo do të ngjitet si prezantuese në festivalin e madh të Sanremos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *