• |
ide | kryesore

Transportonte drogë, dëbohet në Angli 21-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçar shqiptar do të dëbohet nga Anglia, pasi u arrestua nga policia duke transportuar drogë. I riu u ndalua në zonën e Worcester, pasi ishte duke ecur me shpejtësi të madhe në rrugë. Pasi u ndalua, të riut, i identifikuar si Elton Keqa, i është gjetur dhe 1 kilogramë drogë në mjetin që ai drejtonte.

Policia e pikasi të riun shqiptar, pasi ishte duke ecur me mbi 100 kilometra në orë me makinë në rrugë. 21-vjeçari deklaroi përpara policëve se po nxitonte për të çuar së ma parë drogën në destinacion. Ai gjithashtu deklaroi se “ishte me kombësi shqiptare” dhe kishte vetëm disa muaj që kishte shkuar në tokën angleze.

Gjithashtu policia i gjeti 21 vjeçarit shqiptar edhe 265 £ dhe tre telefona celularë. Avokati mbrojtës i të riut shqiptar është shprehur se “Elton Keqa kishte vetëm disa muaj në Angli. Ai nuk gjeti një punë tjetër ndaj u detyrua të transportonte drogën”.

Ndërkohë, avokati është shprehur se klienti i tij e kishte “herën e parë” që kryente një veprim të tillë. Ai konfirmoi se procedurat për dëbimin e 21-vjeçarit nga Anglia kishin nisur sapo i riu ishte arrestuar.



3 Comments

  1. Hahaha hahaha someone
    po’ ta perzene shqiptarin ku di gjejne droghe ata .
    E degjove xhafen kerkesa per droghe ne Europe eshte e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *