• |
ide | kryesore

U kap me 1 kuintal drogë, Italia dëbon të riun shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për trafik droge është dëbuar nga Italia. Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri dhe nuk do të jetë në gjendje të kthehet në shtetin fqinj për një periudhë 10 vjeçare.

25 vjeçari u arrestua në gusht të 2017 së bashku me një në Laziok, pasi në posedim të tyre u gjetën 117 kg marijuanë.

Ai u dënua përfundimisht me 3 vjet dhe 4 muaj burg dhe po vuante dënimin në burgun e Rovigo.

Me propozimin e zyrës së emigracionit, u urdhërua zëvendësimi i dënimit të mbetur dhe dëbim nga Italia për 10 vjet.

Me 30 janar ai u nis në një fluturim të drejtpërdrejtë drejt Tiranës.



1 Comment

  1. Z.Kurti duhet të skjarojë zgjedhësit e tij se çfarë nënkupton ai konkretisht me “reciprocitetin” me Serbinë.
    Edhe Thaçi me Baton Haxhiun e quajnë “politike reciproke” rindarjen e kufijve me Serbinë, e nuk besoj kursesi se këtë mendim ka edhe z.Kurti.
    Para së gjithash, për të krijuar mardhënie të drejta reciproke midis dy shteteve fqinjë, duhet që ato ta njohin njeri tjetrin si shtete të pamvarura.
    Asnjë marëveshje apo bisedim nuk mund të krijojë mardhënie reciproke pa plotësimin e këtij kushti elementar.
    Serbia ankohet se me taksën 100% ka humbur disa qindra milionë euro.
    Edhe Kosova nuk është se ka fituar para të madhe me këtë taksë.
    Por sa janë dëmet ekonomike që i ka sjellë Kosovës pushtimi ushtarak serb, edhe pa llogaritur humbjen e dhjetra mijë jetësh njerëzore ?
    Serbia jo vetëm që duhet ta njohë shtetin e pamvarur të Kosovës, por si një shtet humbës në luftë, duhet të pagojë edhe dëmshpërblimet e kësaj lufte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *