• |
ide | kryesore

Vuçiç i kujton Albin Kurtit: Kemi nënshkruar 48 marrëveshje, jo 33

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë të përbashkët për media me Komisionerin e BE’së për Zgjerim ka folur rreth çështjes së dialogut për normalizim të raporteve.

Vuçiq ka thënë se i duhet të informojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se mes Serbisë dhe Kosovës janë nënshkruar gjithsejtë 48 marrëveshje dhe jo 33 sa ka deklaruar vetë Kurti.

“Kam dëgjuar që kryeministri i ri në Prishtinë ka thënë se kemi 33 marrëveshje, kështu që unë dua ta informojë atë se kemi 48 marrëveshje, ai duhet ta dijë të paktën nëse është gati për bisedime”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Sa i përket bashkëpunimit me Kurtin, Vuçiq ka thënë se pre të ketë raporte me të mira se sa me Ramush Haradinajn.

“unë jam një realist i ashpër dhe shumë pragmatik. Shpresoj se do të kemi diskutime serioze me njerëz të përgjegjshëm”, ka thënë Vuçiq.

Përveç tjerash, Vuçiq ka përmendur edhe humbjet milionëshe të Serbisë si pasojë e taksës 100 %.



2 Comments

  1. Shqiptaret e Kosoves ne radhe te pare kane te drejte te dijne se ç’permbajne ato 44 marvshje. Te behen publike dhe kush i ka firmosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *