• |
ide | kryesore

Aleatët e Bashës: Jo më në listat e PD, duam formulë tjetër në zgjedhje

Lajme, Të fundit



Formula e përdorur në zgjedhjet e 2017, nuk u ka lënë shije të mirë aleatëve historik të demokratëve, të cilët kërkojnë rikthim të siglave të partive në garën me të afërt elektorale.

Dashamir Shehi: Ky që një defekt i madh. Mungesa e emrave të partive bëri që shumë nga elektorati të mos shkojë fare të votojë. Këto parti të ashtuquajtura të vogla, përfaqësojnë nga 100 deri 120 mijë vota.

Agron Duka: Ajo formula ka qenë e shëmtuar fare. Si prapë do të na lejnë pa garuar neve?

Krerët e 5 partive aleate, PR, LZHK, PDK, PAA dhe PBDNJ, propozojnë një formulë të re për zgjedhjet e ardhshme, e cila parashikon grupimin e 2 apo me shumë më partive nën një sigël brenda koalicionit të madh.

Dashamir Shehi: Të maksimalizohen votat e partive të tjera në një farë mënyre që të gjithë edhe ato që janë në fund të rreshtit të kenë entuziasmin dhe dëshirën për të votuar dhe për të mbledhur vota edhe të ketë mundësi të përfaqësohet. Votat e disa partive të mos shkojnë drejt disa partive të tjera se kjo e ul entuziazmin e elektoratit dhe dëshirën për tu angazhuar.

Agron Duka: Përshembull nëse në Durrës mendohet që partia Agrare Ambientaliste ka më shumë vota sesa një parti tjeter X, ndërsa në Tiranë, ka më pak Partia Agrare Ambientaliste , atëherë i pari i listës në Durrës mund të jetë i Partisë Agrare Ambientaliste, ndërsa ipari në listën e Tiranës mund të jetë i partisë tjetër. Nuk ikin dëm votat përkundrazi maksimalizohen votat.

Kodi aktual parashikon parashikon që votat të cilat mbeten të shkojnë për partinë e dytë më të madhe ne koliacion, që në rastin e opozitës së bashkuar është LSI, por kjo sipas propozuesve nuk është “luftë” ndaj aleatatit të majtë.

Agron Duka: Absolutisht jo, ne jemi bashkë. Duke e konsideruar LSI një parti më të madhe se partitë tona, për ta bërë më të ndjeshëm në publik zërin tonë kemi menduar se duke u bashkuar bashke amplifikohen votat me shumë, gjë që LSI e ka më natyrshëm.

Aleatët e Bashës kërkojnë që propozimet e tyre të merren parasysh nga partitë e mëdha dhe te reflektohen në ndryshimet reja të kodit elektoral./tch



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *