• |
ide | kryesore

Alketa nuk di të ndalet në skenën e Sanremo, Amadeus dhe regjia në telashe

F1, Paparazzi



Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu është ngjitur në skenën e Sanremos në natën e tretë të festivalit në krah të Amadeus. Sapo ka dalë ajo ka shprehur disa herë mirënjohje për mundësinë që iu dha. E njohur për elokuencën në daljet e saj skenike, Alketa duket se ka dashur ta tregojë këtë edhe në gjuhën italiane.

Por në këtë pikë Amadeus tha se ajo fliste aq shpejt sa mezi po e ndiqte.

“Nuk mbaron, je e shpejtë! Alketës nuk po ia ndjekim dot më ritmin” – tha Amadeus, por sipas Alketës “kjo ishte pika më e lartë e karrierës së saj profesionale”.

Në përfundim të daljes së saj të parë në skenë, regjisë i ka shpëtuar edhe një detaj. Në transmetim u dëgjua një zë që thoshte: “4 minutaaa… kishim një marrëveshje…”

Duket se Alketa e ka shkelur edhe kohën që i ishte dhënë për tu prezantuar. Më pas ajo bëri një tjetër lidhje LIVE nga një tjetër ambient i festivalit dhe sërish Amadeus ka vënë në dukje shpejtësinë me të cilën ajo fliste.

Dalja e tretë në skenë duket se kishte ndryshuar disa gjëra.

“Mora një kamomil. Tani jam e qetë dhe do të flas më ngadalë” – tha Alketa. ©LAPSI.al

https://video.shqiptarja.com/uploads/84396600_780970969080185_1916550278061021537_n.mp4



4 Comments

  1. kokrra e …… paaftesise, si perhere . ….. i shkojne fiks vargjet “u rrite e u poqe\ po ngele vecse koqe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *