• |
ide | kryesore

Asnjë rast me koronavirus, çfarë po fsheh Korea e Veriut?

Arkiva, Planet



Janë bërë pothuajse dy muaj që nga shfaqja e koronavirusit në qytetin kinez të Wuhan dhe gati çdo shtet dhe territor në Azinë lindore ka konfirmuar një rast. Por jo Korea e Veriut.

Një nga vendet më të varfër të botës, sipas deklaratave qeveritare, ia ka dalë mbanë të shmang virusin pavarësisht faktit se ai ka vrarë më shumë se 600 individë dhe ka infektuar 31,000 të tjerë. Më shumë se 300 individ janë identifikuar me koronavirus në 25 shtete përreth botës, duke përfshirë dhe 2 shtete kufitare me Korenë e Veriut, Rusinë dhe Korenë e Jugut.

Çdo shtet dhe territor brenda një rrezje më shumë se 2000 km nga Koreja e Veriut, përveç Mongolisë shumë pak të populluar, ka konfirmuar një rast.

Është e paqartë si Koreja e Veriut ka shmangur virusin. Shteti ose ka qënë ekstremisht me fat ose po fsheh diçka.Vendi nuk ka deklaruar publikisht asnjë rast, por Nam Sung-wook, pedagog në Universitetin e Koresë së Jugut, i cili më parë ka punuar si shef i shërbimit të inteligjencës kombëtare, tha që është shumë e mundur që dikush në një shtet prej 25 milionë banorësh të jetë infektuar.

Ende nuk dihet mirë se si transmetohet virusi. Dyshohet nëse kjo mund të ndodhë në nëpërmjet feçeve apo individëve të sëmurë që nuk shfaqin simptomat. Nam pohon se një pacient kinez mund të ketë infektuar dikë nga Koreja e Veriut përgjatë kufirit të përbashkët.

Ne dimë se rajonet kineze pranë kufirit koreano-verior, si Dandong dhe Shenyang, kanë konfirmuar pacientë. Rreth 90% e tregtisë së Koresë së Veriut bëhet me Kinën dhe ne e dimë se shumë njerëz, kamionë  dhe trena kanë kaluar nëpërmjet kufirit të dy vendeve.”- tha Nam për CNN.

Koreja e Veriut konsiderohet si vendi më i fshehur dhe më sekret në botë, ku çdo informacion i publikuar kalon fillimisht te lideri komunist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *