• |
ide | kryesore

Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin

1, Arkiva, Ide

Pak javë më parë, në stilin e tij të njohur, ku cinizmi dhe ironia rreken të mbulojnë të vërteta të rënda, Edi Rama u tha shqiptarëve se, një ditë, do t’u fanepsej jo vetëm në TV, por edhe kur të hapnin frigoriferin.

Pa kaluar shumë kohë, Lulzim Basha, ka prodhuar një spot, duke hapur realisht frigoriferin e një familjeje të varfër në Tiranë. Aty shihej vërtet fytyra e qeverisjes së Edi Ramës.

Lideri i PD ka programuar një fushatë të cilës i ka gjetur slloganin më të goditur. #PotëDëgjoj, është mënyra më e mirë për të bërë diferencën me kundërshtarin e tij politik të drejtëpërdrejtë.

Përballë një Edi Rame, që i ka mbyllur veshët ndaj çdo kritike që i vjen, që tani e ka për zor të qëndrojë edhe pas dyerve të BE, që është zhytur në delirin e atij që ka monopolin e së vërtetës, duke i ironizuar edhe mediat edhe opozitën edhe presidentin edhe liderët e Kosovës edhe deputetët e Bundestagut apo ata holandezë se ia fusin kot, është tejet produktive të japësh imazhin e atij që është i vëmendshëm ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Përballë një pushteti të izoluar në kullën e tij të fildishtë dhe që prodhon të mira vetëm për një grusht të pasurish është e domosdoshme të kesh veshë për zërin e atyre që e kanë bosh firgoriferin në fund të muajit.

Por, kjo fushatë, sado e gjetur të jetë nga zanatçinjtë e kësaj pune, përmban në vetvete dy risqe të mëdha. Ato lidhen me fallcitetin e saj, si në formë ashtu edhe në përmbajtje.

Lulzim Basha e nisi atë me këmbën e gabuar.

Në një nga videot e para që shpërndau, ai tregoi se po bënte shfaqje. Duke u filmuar me një qese domate në dorë dhe duke shitur si qytetare një militante të partisë së tij, ai demonstroi se nuk i kishte veshët të hapura për qytetarët.  

Nga #PotëDëgjoj, nisma degradoi në refrenin e përhershëm të politikanëve: Më dëgjoni ju në teatrin që unë luaj.

Kjo lloj mendësie rrezikon të infektojë edhe thelbin aksionit që sapo ka nisur. Basha i ka dhënë atij ngjyrat dhe theksin e një fushate elektorale. Por, ndonëse janë të shumtë ata që shpresojnë që kjo të ndodhë, askush nuk është i bindur se do të ketë një të tillë. Madje zëra kryesorë nga mazhoranca e kanë hedhur poshtë me forcë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Atëherë pyetja që shtrohet është: ç’kuptim ka një tur takimesh të shoqëruara me spote që i ngjajnë një fushate zgjedhore pa zgjedhje?

Pikërisht prej këtu lind frika që gjithë kjo lëvizje e Bashës e ka një hile.

Prej këtu ngrihet dyshimi se mos e gjitha po përdoret si mbulesa iluzive që do të maskojë një mëkat.

Në këtë rast ajo që duhet fshehur është harrimi i përbetimeve të para një viti, paqja e rivendosur me rilindjen, ulja në tryezën e Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, braktisja e rrugës radikale dhe akteve ekstreme për të luftuar regjimin.

Ndoshta për të mbuluar të gjitha këto, për t’iu shamngur përgjigjeve për kthesën e papritur, për të mos dhënë llogari se si po rikthehet në sistem pa garantuar votën, kreu i PD po i mëkon militantët e tij me mirazhin e zgjedhjeve të parakohëshme.

Dhe nëse është kështu, ky do të qe një gabim trashanik, pasi vërtet fortuna momentale do të qe shmangur, por qytetarët do të ndiheshin sërish të përdorur.  Ata nuk do të ishin të dëgjuar, por thjesht të gënjyer.

Pra, nëse Lulzim Basha ka nisur një fushatë me gjetjen e duhur, por të yshtur nga qëllime të gabuara dhe të vendosur në kohë të papërshtatshme, çmimi që do të paguajë do të jetë i rëndë.

Sepse kur të dojë ta bëjë realisht, do ta ketë të pamuandur. Pasi atëherë, nëse do kërkojë të hapë sërish frigoriferin, aty do t’i shfaqet Edi Rama që nuk mposhtet dot me propagandë, ai që na shfaqet përditë në TV, me arrogancën dhe vetbesimin që i jep lidhja me botën okulte.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Nen petkun e nje “modernizmi” dikush sheh fallcitetin verbues te Bashës, qe nuk e fsheh dot se është pjesë organike e tij. Mendoj se ai përdoret atëherë kur në vend ka nje rritje presioni diku dhe ky dërgohet në atë vend për të ulur ate presion, tamam si një valvol shkarkimi apo zjarrfikës.

    Gjithashtu mendoj se si Rama që ka lidhje me botën okulte, ashtu edhe Basha ka lidhje te tilla, qoftë vetëm për faktin e thjeshtë se kumbari i tij është Sorrosi, pa përmendur këtu dështimet e vazhdueshme të opozitës. Te qëllimshme për mua.

    Kurse spoti me “qesen e domateve” ishte një provë tjetër e fallcitetit të tij, dhe këto video me domate dhe frigorifer jane një tallje ndaj varfërisë se tejskajshme te njerzve, qe duan veprime reale dhe kuptimplote dhe jo spote interneti.

    Ndërsa për mundësinë që ai po mundohet të mbulojë mëkatet e tij të shkuara me keto spote, është diçka që duhet të merret parasysh mire, dhe ndoshta don te tregojë që edhe opozita “po ben diçka”, që të justifikojë egzistencën e tij, po të shohim. Për sa kohë që Basha është në krye te PD opozita është e mbaruar.

    1. A mund të na eshpjegosh se mbi cilat fakte e mbështet shpifjen se Basha ” ka kumbar Sorosin” ?
      Historia e shpifur e lidhjeve medemek të Bashës me Sorosin, është një nga abuzimet propogandistike më qesharake që qarkullojnë në Shqipëri. Në fillim vitet 90-të, djaloshi Lulzim Basha që sapo kishte mbaruar shkollën e mesme, përfitoi një bursë për të vazhduar shkollën e lartë në Hollandë.
      “Shoqëria e hapur” e Sorosit, sapo kishte hedhur tentakulat edhe në Shqipëri, për të risjellë në pushtet komunistët me aktivizimin e tyre në biznese.
      As e kishte idenë në ato vite askush në Shqipëri, se cilat ishin planet e Sorosit.
      Jo më djaloshi 19 vjeçar Basha, por as edhe krerët e tjerë të Partisë demokratike të sapoformuar., edhe presidenti i asaj kohe, Berisha..
      Nocioni “shoqëri e hapur” është e kundërta e sistemit diktatorial komunist, e cilido shqiptar që e priti me gëzim përmbysjen e diktaturës së egër enveriste, shihte tek Sorosi një “demokrat multimiliarder filantrop” që po investonte për rimëkëmbjen e ekonomisë së ish vendeve komuniste.
      Kur filloi ti dalë era e qëllimeve të Sorosit, që kërkonte të risillte në pushtet komunistët duke i orientuar ata që të pasuroheshin me biznese, që nga Berisha e gjithë demokratët filluan të diferencoheshin prej tij, e ai doli hapur si mbështetës i socialistëve.
      Por a është në të vërtetë multimiliarderi Soros, një filantrop që e ka shkrirë pasurinë e tij për të ndihmuar popujt e varfër ?
      Fakti që ndonëse ai ka publikuar qindra miliona ndihma e pasuria e tij në vend të pakësohej, është shtuar, e hedh poshtë këtë pretendim.
      As e ka ditur fare Basha se kush ishte ai që drejtonte “shoqërinë e hapur” në Shqipëri kur mori bursën, e nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ndonjë shoqate apo OJF të lidhur me Sorosin e bila nuk ka asnjë fakt që ai të ketë pasur ndonjë lidhje as direkte e as të tërthortë me te.
      Përkundrazi dihet që Rama, jo vetëm që ka qenë aktivist i zellshëm i së ashtuquajturës “shqëri e hapur” e Sorosit, por ka paur edhe miqësi personale me te, e bile është i vetmi kryeministër që ka marë pjesë ne dasmën që bëri në moshë të thyer.
      Bursa e ndihma nga fondacioni Soros kanë marë qindra shqiptarë në fillim vitet 90-të , por kjo nuk do të thotë se të gjithë ata janë “soroistë”. E kam dëgjuar Berishën të deklarojë publikisht se e ka pritur Sorosin kur ka qenë president, dhe e ka pranuar bile duke e falenderuar kur ai ka dhënë ndihma për të ngritur shkolla apo objekte publike.
      Hiletë e Sorosit filluan të bien në sy, kur ai filloi të investonte për mediat e majta, ashtu siç bën edhe sot

  2. Bushat ke flluar te kopjosh Shkullakun
    Shkrimi I dobet dhe pa nivel, eshte shkruar ne krevat apo ne kafe.
    Luli Jo frigorifer,por lavatrice te behet ngelet nje Humbes.

    1. TE BEJE NDRYSHIMET E DUHURA OPOZITA PA E SHIHNI JU DHE AI PALLA 2 METROSH SE KU NE TESEMES SHKONI . E KENI BO KETE VEND LESH E LI DHE HAN

  3. Duke lexuar disa komente te atyre qe paguhen me taksat tona per kete “pune”, m’u kujtua nje filozof italian qe e shpjegon diktaturen ne kete menyre: Njeshi ia mbush mendjen zerove se ai eshte me i fuqishem dhe me me shume vlere se ato e per kete arsye zerot duhet te rreshtohen pas tij. Ne kete menyre njeshi behet 10; 100; 1.000; 1 milion e leshtu me rradhe. Ne momentin kur nje zero nuk i duhet, njeshi e gjen armikun tek nje ose disa nga zerot dhe ia keput koken. Kjo gje ka ndodhur ne Shqiperi qe ne messhekullin e kaluar dhe eshte perseritur edhe pas viteve ’90. Konkluzioni: Ata qe komentojne pro pushtetit te rradhes e pro diktature, nuk jane gje tjeter vecse ZERO, te cilat do te “humbasin” koken kur te mos i duhen me njeshit.

  4. luli duket tip skuthi dhe fallso. blen shtepi nga 500 mije euro per vete dhe shkon hap frigoriferet e varfanjakeve? boooh
    shkoj ne hollande ne dundjave dhe del per domate e kastraveca me miltante? vk teater per te qare

    1. Pu-pu-pu çfarë krimesh të rënda po bëm “Luli” !!!!!!!!!
      Shkon e blen në pazar ca domate për vete e tregon frigoriferët që ju a ka boshatisur Rama shqiptarëve.

  5. Une nuk dua as Ramen e as Bashen , as Meten e Moniken , as Mediun e as Idrizin , une nuk dua asnje nga keta politikanet e sotem dhe aq me teper politiken e tyre . Une dua nje njeri te thjeshte e inteligjent qe mendon per mua per ty dhe per kete vend .

    Une nuk dua as Shullazin e as Lul berishen , as Çelet e as Çapajt , une nuk dua as Frroket e as Noket , as Roshin e as Doshin . Une dua qe te mos udhehiqem me nga bandite ne parlament dhe ne bashki , biles une dua qe te gjithe ketyre tu jepet ekspuls nga ky vend .

    Une nuk dua qe kur te hape deren e frigoriferit perveçse zbrazetise te shohe imaxhin e fytures se kryeminstrtit apo te ndonje politikani tjeter qe ma ka boshatisur . Une dua qe frigoriferi im te jete plot me gjithe te mirat . Une dua qe kur te me trokasin tek dera e shtepise te mos trembem nga varferia qe me ka kapluar por me gojen plot ti them bujrum .

    Une nuk dua qe djalit tim ti japi mesim nje mesuese me dipllome te blere , nuk dua te me mesoj anglishten nje njeri qe nuk dine akoma mire shqipen , nuk dua nje deputet qe nuk dine te lexoje , nuk dua kapadai qe nga padija krekosen me postin politik qe kane . Une dua njeriun e ditur te me mesoje e te me udheheq e qe nuk lodhet kurre se lexuari .

    Une nuk dua nje polic qe per te me gjobitur fshehet pas ferre , nuk dua nje komisar policie te hiqet si arkitekt , nuk dua nje prokuror apo gjykates qe e vetmja drejtesi qe dine te beje eshte gjobvenia . Une dua nje polic qe te me mbroje , nje komisar qe lufton krimin , une dua nje drejtesi ne menyre qe haka te shkoje tek i zoti .

    Une nuk dua nje kryeminister qe ne shtate vjet nuk ngriti nje here rrogat por vetem taksat . Une nuk dua nje kryeminister qe per Zot te tij ka parane dhe pushtetin . Une nuk dua nje kryeminister qe ta mbush parlamentin dhe bashkite me kriminele e injorant . Une nuk dua nje kryeminister qe te vetmen gje qe dine te beje mire eshte propaganda me lugen bosh .Une nuk dua nje kryeminister harbut me popullin e tij . Une nuk dua nje kryeminister donkishotesk qe me slloganet e tij bombastike te tipit “skeni pare gje akoma” ; “fundi i marrezise” , apo ligje “anti KÇK-se” vetem sa e varferoi dhe kriminalizoi kete vend . Une nuk dua nje kryeminister qe nje kilometer rruge ta ndertoje me 25 milion euro . Une dua nje kryeminister qe marrezise ti jap fund , dua nje kryeminister qe te mos jete kryetar I KÇK-se , dua nje kryeminister qe te mos jete kryetari I oligarkeve , dua nje kryeminister qe popullin e tij te mos e shoh si armik por mikun e ti me te vyer .

    Une nuk dua nje lider opozite qe ti lere punet pergjysem , nuk dua nje lider opozite qe neser kryeminister te beje te njejtat gjera si pararendesi i tij , une nuk dua nje lider opozite qe te meret me propaganda boshe , une nuk dua nje lider opozite qe ça thote sot nuk e thote te nesermen . Une nuk dua nje lider opozite qe nuk degjon keshillat e popullit te tij . Une dua nje lider opozite vizionar , une dua nje lider opozite qe mos ta zgjedh kryeminister si te keqen me te vogel por si me te mirin e te mireve , une dua nje lider opozite qe ti hapi dyert inteligjences dhe most e trmebet nga ajo , une dua nje lider opozite qe te mendoje ore e cast vetem per mireqenien e popullit dhe vendit te tij . Une sot dua nje lider opozite qe te beje ndryshime ne kodin dhe sistemin zgjedhor , te beje ndryshime kushtetuese ne menyre qe ti jape mundesi popullit qe te vendos per fatet e veta . Une sot dua nje lider opozite qe ta doje dhe vleresoje popullin si sovran te tije ne menyre qe neser me deshiren dhe vullnetin e ketij sovrani te jete kryeministri i tij . Une dua nje kryeminister qe te me udhezoje dhe jo te me sundoje .

    1. Kerkesa te gjitha te drejta, po ndoshta ca si shume utopike per vendin tone!!?? Disa e kane quajtur kete vend “Albanistan” jo pa arsye … Ah ky realiteti qe eshte kaq kokeforte dhe kaq i komplikuar.

      Por mos u merzit se gjithmon ka shprese!

      1. Shqiperia dhe Shqiptaret kane te mirat dhe te metat e tyre si çdo vend dhe komb tjeter por asnjehere nuk ka pas ne emertimin e saj prapashtesat “stan” apo “land” siç disa dashakeqas kane filluar ta quajne kohet e fundit . Ata qe duan ti japin keto prapashtesa dashakeqe , kane qene jane dhe do te jene inferior karshi Shqiprise dhe Shqiptareve jet e mot .
        Shpresa vdes pasi ka vdekur njeriu . por une dua qe kete vend ta shoh zonje sot dhe jo kush te rroje ta shoh zonje . Tung

  6. Shqiperia dhe Shqiptaret kane te mirat dhe te metat e tyre si çdo vend dhe komb tjeter por asnjehere nuk ka pas ne emertimin e saj prapashtesat “stan” apo “land” siç disa dashakeqas kane filluar ta quajne kohet e fundit . Ata qe duan ti japin keto prapashtesa dashakeqe , kane qene jane dhe do te jene inferior karshi Shqiprise dhe Shqiptareve jet e mot .
    Shpresa vdes pasi ka vdekur njeriu . por une dua qe kete vend ta shoh zonje sot dhe jo kush te rroje ta shoh zonje . Tung

  7. bushat si gjithmon po ben vehten te edi rames argatin.kurr nuk u mbushe mend,enveri ju kishte derra ju parti enver edvini ju ka lop ju prap edvin.nuk u ka fajin as si ne kohen e djallit imperjalistat amerikan as lul basha fajin por trut e juaj bosh qe zgjodhet monstra si enveri e edvin rama.

  8. Dy fytyra? Gjarper me dy koka se bashku me servilin vrases qe vret qent ne bashki. E Kane kthyer PS ne cerdhe gjarperijsh hajdute te pangopur.
    F.EM.ALL!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu