• |
ide | kryesore

“Ekipi i Rilindjes do ti japë Partizanit një mësim që do ta vuajë gjatë”: pagesat e bëra nuk i kanë hequr humorin Idrizit

Sport



Partizanit mund ta ketë konsideruar një ndeshje të thjeshtë, atë të të shtunës kundër Flamurtarit, duke parë se në 20 javë kuqezinjtë nuk kanë arritur asnjë fitore, por bëjnë mirë të kenë kujdes. Administratori i vlonjatëve Sinan Idrizi, ka paralajmëruar me një batutë të kuqtë: “Ne si ekipi i Rilindjes, do ti japim Partizanit një mësim që mund ta vuajë gjatë”.

Mes dy skuadrave janë 25 pikë diferencë, por në 90 minutat e ndeshjes luhet vetëm për tre pikë, që Flamurtari kërkon ti marrë për ti dhënë një ndryshim kursi pikatës në të cilën ka rënë që nga fillimi i sezonit. Idrizi konfirmon lëvizjen e klubit vlonjat për të tentuar daljen nga kriza, përmes pagesave të detyrimeve ndaj lojtarëve, pa e kuptuar ngërcin e situatës, në kohën kur tashmë pret vetëm federimin e lojtarëve me të cilët është akorduar, pa mundur ti përfshijë në organikë për shkak të penalizimit nga FIFA: “Ne e kemi kryer pagesën, nuk është vetëm një janë disa në fakt, por nuk kuptojmë thelbin e vonesave, pavarësisht se pagesat janë bërë nga Turqia dhe ky është ngërci i krijuar, edhe pse si FIFA ashtu dhe avokati që i përfaqëson lojtarët e kanë marrë gjithcka të konfirmuar”, përfundoi administratori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *