• |
ide | kryesore

Foto/ Cristiano Ronaldo ekzalton Amadeus në Sanremo: dhuratë fanellën e Juventus për tifozin e Inter

Sport



Cristiano Ronaldo fshiu cdo dyshim për prezencën në Sanremo, për ti qendruar pranë mikeshës së tij Georgina Rodriguez, protagoniste e mbrëmjes së tretë të Festivalit në skenën e Teatrit Ariston me Amadeus e madje u bë protagonist me gjestin e tij, që shumë tifozëve të Inter nuk do ti ketë pëlqyer.

Kampioni portugez i Juventus i ka dhuruar drejtuesit të Sanremos, një tifoz i cmendur zikaltër, fanellën e Juventus. Një befasi për Amadeus, që u afrua tek portugezi për ti dorëzuar stemën e Juventus, që në fakt Georgina ia bëri dhuratë me ironi. Për Amadeus do të kishte qenë më mirë të mos zbriste tek Ronaldo për të hequr qafe stemën, sepse CR7 i shënoi dopietën me dorëzimin e fanellës bardhezi me emrin e tij.

Është pak të thuash se Amadeus u kap i papërgatitur dhe u ekzaltua nga momenti: “Kampionë si Ronaldo janë të të gjithëve, jo vetëm të Juventues”, por natyrisht kjo nuk duhet ti ketë pëlqyer fare tifozëve të Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *