• |
ide | kryesore

Guardiola heq dorë nga blerja: “E pamundur të marrësh Messi”

Sport



Grindja me drejtorin sportiv Eric Abidal e momenti negativ i skuadrës kanë shtuar zërat e një lamtumire të mundshme të Lionel Messi nga Barcellona. Në fakt, është një hipotezë që trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk i beson: “Nuk ka mundësi të blesh Messi – ka shpjeguar menaxheri spanjoll – Eshtë një lojtar i Barcelonës e dëshiron të mbetet aty. Mendoj se do ta mbyllë aty karrierën e tij”.

Sa herë thashethemet e merkatos flasin për një Messi që mund të largohet nga Katalonja, bëhet automatiksh lidhja me Pep Guardiola, trajner me të cilin në kohët e Barcelonës fitoi dy Champions League e tre Liga. Një tentativë, pak vite më parë, për të thënë të vërtetën Manchester City e bëri, si tregon presidenti i klubit, Khaldoon al Mubarak, por në fund Messi hoqi dorë nga mali me stërlina dhe vazhdoi karrierën tek Barcelona. Pavarësisht mohimeve të zakonshme, topi është në duart e Barcelonës që ka muajt e mbetur të sezonit për ti larguar pakënaqësinë kampionit të saj. Ndoshta duke i blerë mikun Neymar verën e ardhshme…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *