• |
ide | kryesore

Heq vidat nga kavilja: Ribery mund të kthehet të stërvitet në fushë

Sport



Franck Ribery i është nënshtruar sot në Gjermani një ndërhyrje çmontuese të “mjeteve të sintezës” (që do të thotë pjesë kirurgjike ortopedike në përgjithësi prej metali, si vida, gozhdë ose pllaka të përdorura në stabizilimin e përkohshëm ose definitiv të frakturave të kockave), të aplikuara në 14 dhjetor gjatë operacionit në ligamentin e kaviljes së djathtë, si pasojë e një dëmtimi të pësuar nga sulmuesi i Fiorentinës në fund të nëntorit në ndeshjen kundër Lecce.

Nga e hëna e ardhshme, bën të ditur klubi viola me një notë zyrtare, sulmuesi francez mund të nisë riaftësimin atletik përmes punës individuale në palestër e në fushë. Kohët e rikuperimit për “rigjetjen e formës atletike” janë ende të gjata, por më e keqja për lojtarin (e për Fiorentinën) tashmë ka kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *