• |
ide | kryesore

Macron kërkon rol kryesor në strategjinë bërthamore të Bashkimit Europian

Arkiva, Planet

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbështet një strategji më të koordinuar të mbrojtjes së Bashkimit Evropian, në të cilën Franca – fuqia e vetme bërthamore e bllokut – do të mbante një rol qendror.

Duke iu drejtuar oficerëve ushtarakë që u diplomuan në Paris, Macron theksoi se Franca i konsideron armët bërthamore të vendit, si një pengesë kundër sulmeve nga armiqtë, megjithëse ai e pranoi se mundësia bërthamore e Francës është zvogëluar, pasi ushtria e saj u ka ulur arsenalin e saj nën 300 armë bërthamore.

Në këtë fazë, Macron nuk ka pranuar të nënshkruajë ndonjë traktat për të ulur më tej arsenalin francez. Ai ka njoftuar një rritje të shpenzimeve ushtarake dhe e ka pozicionuar vendin e tij, si një forcë lëvizëse për një BE të bashkuar, raporton Rel.

Evropianët duhet të kuptojnë, se në mungesë të një kornize ligjore, ata mund të gjenden shpejt të ekspozuar ndaj rifillimit të një gare bërthamore, në tokën e tyre”, paralajmëroi Macron.

Ideja kryesore në fjalimin e tij, ishte ajo e një politikë më të koordinuar të mbrojtjes evropiane.

Macron tha se strategjia e bashkuar do të parandalonte që Evropa të “kufizohet në një rol spektatori”, në një mjedis të dominuar nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Vitin e kaluar, Rusia dhe SHBA-ja u tërhoqën nga një traktat i Forcave Bërthamore (INF) – që datonte nga epoka e Bashkimit Sovjetik.

Uashingtoni dhe Moska shkëmbyen akuza për dështimin e paktit.

Duke evokuar përçarjen rreth këtij pakti, Macron tha se ai dëshironte që evropianët të propozojnë së bashku “agjendën e tyre ndërkombëtare të kontrollit të armëve”.

Pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Franca mbetet vendi i vetëm i bllokut që posedon armë bërthamore.

1 Comment

  1. strategjith ,dhe angazhimi ,tani pas,1 shekulli strategji dominimi imponimi konkuren ce, ne gjitha fushat ,faktet e zhvillimin ,ne gjitha fushat ,permbysen teorit dhe pretendimet,,sepse cfardo qe te flas njeri person grup a bllok ja kundershton tjetri apo futen ne konkurenc te egre,,por dhe konkurenca,edhe fuqia edhe teknologjia,,ne sherbim te strategjive ka deshtuar se perdorimi tyre sjell permbysjen e interesave,shkatrrimin total,hall me njeren forme hall me tjetren ,keshtu dorzohen trimat,ato qe dunan vetem pushtetin paran interesat,dhe pak ka mbetur qe ta kuptojn keta zoterinje qe,qe planifikim interesash strategjish ,per to do thot projektim armiku rreshtim perball armiqesh shkatrrim te ndersjellt,pra drejt perdrejt si te mendosh, te urresh dike ati do ti imponohet urrejtja ndaj teje,si te pregatitesh ta shkatrrosh ai njekohesisht pregatitet te shkatrrojne ty,si te flasesh kunder tije ai do flase kunder teje,,keshtu quhet qendrim ne baze force ne padrejtesi ,por nuk eshte pak kaluar nje shekulli,ku ndonse flitet per demokraci ideale ,por veprohet padrejtesi ideale ,ndaj gjitha krijesave,,keto jan plane qe I bejne pak koka njerzore,,qe nuk pyesin fare as per vlera as per rregull as per mas ,as per zot, dhe per asgje vetem pushtet para,dominim me cdo kusht kontroll mbi boten ,dhe ne sherbim te tyre vende gjith teknologjin dhe menyrat,tani ju them me plot bindje,zoterinje ju njerzit mund ti vrisni ,me ato teknologji por vrasjet mes grupeve do jen te ndersjellta,ta mendojm sikur I vrat nje pjes te malle apo te gjith,cfar bet ,analizoni njeriun ,si krijes fuqin dhe mundesit ,si njeriu si gjitha krijesat jan llurat e krijuesit per njera tjetren ,sepse gjitha krijesat funksionojne ne dobi te njera tjetres ,ne zinxhirin e zhvillimit si ndihmese dhe plotesuese ne dobi,ju me vrasjen e njerzve krijesave ju drejtperdrejte vrisni zgjilljet e jetes veten tuaj,kjo nuk eshte zgjillja njerzore alternative duhur,alternativat zgjilljet funksionin e sjell vetem e verteta,ju keshtu po shkatrroni burimet e jetes dobive,me gjymtyret tuaja ndersa vet shkatrrimin tuaj ndergjegja shpirti nuk jua pranon por qe sherbimin po ja beni me intensitet te papare,per cdo sekonde se si ta shkatrroni tjetrin me cfar lloj bombe berthamore ,nuk ngopeni me nje menyre ne kerkim te menyrave me te tmerrshme ,o njerz keshtu si jua mendoni fundin tjereve tjerej jua mendojne juve,,po ju kaq te tmerrshem e deshironi fundin tuaj te digjeni ne nje bombe berthamore ,binduni qe keshtu eshte beteja e te fortit konkurences interesit ,dhe dominimit matja forces padrejtesia antivlerat,nese keshtu nuk deshironi atehere kujt nga jui eshte merzitur jeta le te vras veten me lehte ,dhe tjeret qe jan te pafajshem ti lere te jetojne,,perderi sa krijuesi saje e dha llen per ta jetuar,jo me tjetrin te talleni grabisni mbysni dhe thoni kjo eshte demokraci,liri e drejt ,jo o njerez e drejta nuk eshte kesahtu eshte e kunderta kesaje ne emer dhe pasqyrim punen ,ju ftoj te vlersoni ralitetin ndani problemet, dhe orientoheni drejt zgjilljeve me baze te verteten dhe keto mendime strategji fuqi ekonomike kohe fuqi miq qe po e shpenzoni ne konkurencen e shkatrrimit ta menaxhonit ,per zhvillimin e te vertetes ju betohem pasha ate I cili ka ne doren e tije shpirtin tim dhe tuajin dhe gjithcka tjeter ,mbi siperfaqen e tohes per aq kohe sa do zhvillohej e verteta sdo kishte mbetur problem pa zgjillje ne mezin tone se garant per te eshte krijuesi sa zoti botnave dhe ai mban premtimin per gjithcfar ka krijuar dhe thene ne shpalljet e tije, respekt per te gjith ju ftoj ne dashuri jo urrejtje paqe jo luft ,zgjillje jo probleme dobi jo dem ,siguri jo pasiguri qartesi jo paqartesi vler jo antivler shpres jo pa shpres ,shpetim jo humbje, zoti mallerishem ju mundesofte per te kuptuar dhe pranuar shpetimin tuaj dobit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu