• |
ide | kryesore

Me kallash dhe antiplumb, policia blindon Fierin

Lajme, Të fundit



Ashtu si në Berat edhe në qytetin e Fierit, Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe të shumta. Këto postblloqe sipas policisë vijnë në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për kapjen e personave në kërkim, apo atyre që shkelin ligjin. Policia po ushtron kontrolle në automjetet luksoze që dyshohet se janë të blinduara pa dokumentacionin përkatës.

“Plan masash për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura. Kontrollet nga strukturat e DVP Fier dhe FNSH Fier” – shkruan policia.

Kontrollet janë shtrirë edhe në aksin Fier-Tiranë dhe Fier-Vlorë. Vihet re se efektivët janë të armatosur rëndë me kallashnikovë dhe anti-plumb që do të thotë se gjatë këtyre aksioneve janë përgatitur edhe për ngjarje të rrezikshme.



3 Comments

  1. Nga ky lloj shteti nuk kane frike banditet por populli, nuk ka frike ujku qe po shqyen tufen,
    por delet qe po hane barin. Ky eshte thjesht nje regjim, nje regjim qe ngjall friken dhe
    vret shpresen , nje regjim qe vjel e mjel pa meshire “Nenen Shqiperi” derisa asaj ti
    thahen gjinjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *