• |
ide | kryesore

Monologu në Sanremo/ Italia jonë nuk është ajo e Alketës

-Instant, Kryesore



Alketa Vjesiu nuk e çakërdisi publikun italian vetëm me të folurën supersonike, e cila në një moment e detyroi prezantuesin Amadeus t’i kujtojë se duhet që të prezantojnë edhe ndonjë këngë. Ajo u mundua të evokojë në skenën e Sanremos nostalgjinë e bregut përballë, që në Shqipëri po shuhet me shpejtësi.

Në monologun e gjatë dhe të recituar me shpejtësi, prezantuesja shqiptare u mundua të bëjë efekt: “Njëherë e një kohë, ishte një vend ku dëgjimi i [Claudio] Baglioni-t dhe [Adriano] Celentano-s ishte i ndaluar, bëheshe armik i popullit, mund të të kushtonte lirinë. Mund të përfundoje në burg. Njëherë e një kohë ishte një vend ku dyshonin nëse ishe bjonde, sepse bjonde ishte Raffaella Carrà. Njëherë e një kohë, ishte një vend ku italishtja mësohej nga transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta dëgjonim fshehtas, pasi mbyllnim mirë dyert dhe dritaret.” – tha Alketa duke evokuar fqinjin tonë si një pikë reference për shqiptarët (shiko linkun ketu https://youtu.be/SKhJs3QdPZM).

Por fatkeqësisht, kjo Itali nostalgjike që kujton Vejsiu, tashmë ekziston vetëm në kujtesën e mbi 50 vjeçarëve.

Fqinji ynë e ka humbur dominimin kulturor në Shqipëri.

Italishtja nuk është më gjuha që flitet ngado, madje të rinjtë të shikojnë si një relike të çuditshme kur i pyet: “parli italiano”?

Shenjat e arkitekturës, aq të spikatur të fillim shekullit të kaluar, po zhduken përfundimisht nga kryeqyteti ynë dhe prishja e kompleksit përreth stadiumit dhe ajo e mundshme e Teatrit Kombëtar do t’i japin dërrmën atyre.

Tifozët e futbollit, për të cilët prezantuesja thoshte se bërtasin njësoj si italianët kur Azzurr-ët bëjnë gol në kupën e botës, nuk ndjekin më vetëm Juven apo Interin, por ato janë lënë pas nga Barcelona, Reali, M. City apo PSG-ja.

Filmat nuk presim më t’i shohim në Rai apo Rete 4, sepse më përpara i transmetojnë Digitalb apo Tring në anglisht, ndërsa më të kamurit i kanë parë me kohë në Netflix.

Edhe si tokë emigrimi, punësimi apo studimi, Italia nuk është më e preferuara e shqiptarëve të sotëm.

Prandaj Italia që Alketa skicoi në Sanremo, është Italia e një klisheje të harruar. Atë ne e përdorim si një relike të ruajtur me kujdes, sa herë që me të duam të impresionojmë italianët. Atë e përdor shpesh idhulli i Alketës, Edi Rama, sa herë shfaqet në TV-të e Romës, apo bashkëmoshatarët e brezit të tij, që duan të gjejnë një lidhje mes dy vendeve.

Por kjo Itali nuk është më Italia jonë. Ai është një vend që e idealizuam gjatë komunizmit, ashtu siç idealizon çdo i burgosur peisazhin e vetëm që shikon nga dritarja e burgut. Por kur u përplasëm me lirinë, me botën e hapur edhe Italia u ridimensionua në përmasat e saj reale.

Prandaj, imazhi që krijoi Alketa në monologun e Sanrremos, ishte një truk i gënjeshtërt për të emocionuar dhe bërë përshtypje tek italianët, por ai është shumë larg atij që sot shqiptarët kanë për vendin fqinjë.

©Lapsi.al



58 Comments

  1. Ky shkrim eshte plot me komplekse inferioriteti ! Italia vazhdon te kete dominim te plote ne shqiperi, pavaresisht grekerise dhe ekstremisteve musliman…Mjafton te shikosh sa call center ka ne shqiperi per te kuptuar se nuk eshte “relike” gjuha italiane…Mos e ngaterroni Italine me Vejsiun, eshte gabim i madh!

    1. Sa i lumtur duhet te jesh qe e mat realitetin me callcenter-at?!
      Pyeti njeher njerezit nese ndihen me mire sot ne Gjermani a Kanada apo ne Itali…..

      1. e lexove artikulli apo flet qesim..ka shum shqipetare qe jane mire ne kanada dhe ka shume shqipetare qe jane mire(jo si emigrante por si qytetare) ne Itali..Po flitej per gjuhen italiane!

  2. Poezi e perseritur aq shpesh (here nga emingrantet,here nga politikanet,here nga njerzit e artit,here nga sportistet) sa eshte bere lluce fare

  3. Alketa e tundi ate darke. Dhe skuptoj sinqerisht kete hakerrimin e shqiptarit kunder shqiptarit sa here qe nje patriot/patriote rrezëllen jashte.
    Alketa percolli fare mire dashurine tone për Italinë.
    U tregoi italianeve qe Italia është toke e premtuar per disa.
    Un sot mbeshtes Alketen!

    1. Italianey e dine mire kete qe thua, dhe s’kishte nevoje t’ia percillte nje dordolece qe s’di as italisht dhe qe mendon se vetem duke folur shpejt mund te biesh ne sy, aq sa Amadeus e yallu duke folur edhe ai shpejt.
      Kur Amadeus e pyeti se si mund t’i pershendeste shqiptaret ne shqip, kjo torrollakja i futi nke fjali me nja 30 fjale e me shpejtesi qe s’e motem vesh as ne dhe, kur Amadeus(i habitur) i kerkoi vetem nje perkthim te fjales pershendetese ‘ciao’ ne shqip, qe te mund te na pershendeste nga ekrani ne shqip, kjo lugavecha i tha pa piken e turpit ‘mirupafshim’….. ne vend te nje ‘pershendetje’, apo ‘tungjatjeta’, apo edhe ‘c’kemi’.
      E Amadeus i shkrete i tundte doren shqiptareve nga salla dhe i pershendeste sic i tha kjo krokodilja me operacione plastike “MIRUPAAAAFSHIM!”

  4. Po flisni njehere mire o Lapsi i thyer. Alketa na nderoi si shqiptare, jo vetem me pjesemarrjen ne Sanremo por edhe per mirenjohjen qe shprehu per shtetin dhe kombin e madh italian, qe na jane gjendur prane dhe na ka ndihmuar. Faleminderit Alketa! Faleminderit Itali!

  5. Rasti Alketes eshte per tu marre shembull, me vjen keq per Lapsi qe shkruan artikull te tille me nje gjuhe apo mentalitet komuniste. Ajo nderoi vendin me qartesine e bukurin qe vezullonte. Mund ta kesh edhe inat per politike por ne Sanremo nuk kishte asgje te tille. Nuk me pelqen Alketa kur perkrah Ramen por mos harroni keshtu ka bere edhe Bushati e CO derisa e sollet kete bandit ne pushtet

  6. ore ju te lapsit edhe per kete dalje te alketes qe skishe ku ta kapje e paskeni sajuar dicka. asnje nga ketej bregut ska as kapacitet as bythe asgje qe te dale te beje ate qe beri alketa mbreme dhe pike. hani mut sa te doni por po leni name me keto shkrime

  7. Sanremo e rai kan humbur shikueshmeri hajt se po e rrisim ca edhe nga ana e shqiperis ; pak internacjonalizem deri edhe gruan e Ronaldo a???? Dhe per ket gje ata te TV e gazetaret permenden italien inkluzive!!!!! sa pak nder ju ka mbet nese edhe kjo ju jep nder .e krenari….un sa fillova te shof vec nje video youtube ; theksit ske ca ti bash po kjo si prezantuese ashtu si ne gjuhen meme ngaterron rrjedhshmerine e éloquences me shpejtesine….

    1. Ajo e eklipsoi gruan e Ronaldos dhe mori po aq vemendje sa ajo, pati po aq pelqime sa ajo … dhe ne faqen e Sanremos ishte me e komentuar se gruaja e Ronaldos. Arriti ti bente italianet per vete sa i thoshin te lutem rri ketu….

  8. Shkrim i sakte. Po te shikoje dhe cilesine mjerane te festivalit me prezantueze shitese butiku dhe kengetare qe stononin pa pike sikleti, kupton qe kemi bere mire qe nuk i kemi me model. Sic thote dhe komentuesi i pare Alketa ngjante si pelegrin i vonuar.è

  9. Prandaj po e godisni ju se ka idhull ramen?! Thashe vne i jan vene te gjitha bushtrat ne kor duke e sulmuar

  10. Cfare vlere kane programet qe prezanton kjo zonja ne bashkepunim me lali Erin dhe kompani? Pyeteni veten…

    1. o kar me syze merru me artikullin e jo me robt qe komentojne, kalo tashi nga shqupi per nje pras bythve se e plotesove normen

  11. Ajo tregoi qe eshte nje deficente dhe me komplekse inferioriteti mbreme. Sic e thote dhe artikullshkruesi ajo na ktheu shume mbrapa ne kohe, te pakten 30 vjet. Pastaj nqs eshte ajo injorante dhe skishte lindur akoma per kohen kur flet Italia nuk njihej vetem nga kengetaret qe ajo permendi pasi ata nuk ishin nder me te medhenjte ne Itali, por ne Shqiperi para viteve 90 jane transmetuar shume filma italiane duke filluar qe nga i madhi Marcelo Mastroiani, Toto, Alberto Sordi, Guliano Gema e me rradhe e duke perfunduar me Michele Placido tek filmi i famshem dhe i dashur per shqiptaret”Oktapodi”. Sa per dijeni ne ate kohe degjohej me shume Hit Parade te dielave dhe sidomos ne plazh gjate muajve te veres, por Alketa deficentja ska si ti dije keto se ndoshta skishte lindur atehere dhe cdo gje qe tha e ka me te degjuar dhe jo te jetuar. Ajo harron qe shqiptaret kane 30 vjet emigracion dhe jane shperndare ne cdo cep te globit ku nje pjese jane integruar dhe jetojne me se miri, prandaj ishte e panevojshme dhe i peashtire ai lloj prezantimi dhe njekohesisht rievokimi i asaj kohe.Nuk behet fjale qe shqiptaret po dalin” kunder” shqiptareve por gjerat duhet ti themi sic jane dhe jo me “patriotizem” bosh

    1. Jam sh dakord me ty. Ajo foli per nje epoke qe nuk e ka perjetuar dhe per me teper I takon brezit te 60vjecareve. Di vetem te llomotiti dhe nuk ka pike inteligjence ne ato cfare thote. Flet nje italishte çalamane dhe mendon se publiku modern italian eshte katundaria shqiptare qe impresionohet kot me kot nga traplliqet e rrotaxhilet e Alketes.

  12. Italise i ka munguar nje femer si Clara Petacci dhe e importuan nga shqiperia, adhurusja e Musolinit, kjo e versionit shqiptar, nuk e krahasoj me prezatuset e monizmit se ato e kishin kurajon dhe dashurine per publikun qe kur erdhi momenti nuk u bene manjake te rregjimit. Eshte sukses per te dhe menyren sesi ajo vepron por une si shikus skam asnje emocion te Alketa Petacci.

  13. Une jam dakord me autorin e shkrimit ne shume pjese, por dua te ndalem ne nje pike. Si nje vend i vogel dhe i hapur tashme, natyrisht qe duhet te kemi pika referimi (lekun e konsiderojme si valute kombetare, por eshte vetem formalisht i tille tashme) ne vende te tjera, sikurse mund te jete Italia, Anglia, Franca, Gjermania, etj… qofte per gjuhen, qofte per emigrimin, qofte per sportin (sa mire qe zgjedhim, mendoj une, vendet perendimore). Sidoqofte, sado i vogel te jesh (me mire m.t se i vogel, – thuhet ne Shkodren time te vogel), praseprape edhe m.ti duhet te kete identitetin e tij (po te behen analizat, nuk dalin dy njesoj), dmth duhet te identifikohet ne dicka, te cilen e ka dhe e ruan. P.sh. mund te jesh filoitalian, por jo bythlepires italian, mund te jesh filogjerman, por jo bythlepires gjerman e keshtu me radhe. Ndoshta do ju duket koment m.ti ky i imi, por ne thelb ka nje te vertete…
    Me pak fjale, personalisht i jam mirenjohes Italise, sepse nga ana humane na eshte gjetur vazhdimisht dhe nuk duhet harruar kurre E MIRA. Nga ana tjeter duhet treguar dinjitet dhe respekt ndaj vetvetes, sado i vogel te jesh.

  14. Alketa,me sa dime,eshte ftuar ne Sanremo,bashke me nje skuader femrash (kjo eshte puna e organizatoreve te RAI-it),per te prezantuar programin e atij festivali.Por ne pame nje monolog te gjate,shume te gjate,sikur te ishte reklamuese e ERTV,ku pati edhe shume gabime,pati shume propagande,sa e detyroi Drejtuesin te nderhyje e t’i thote,qe duhet te prezantojme edhe ndonje kengetare ( d.m.th.,per kete te kam ftuar e jo per agjitacion e propagande,e per te degjuar dengelat e tua,pasionet e enderrat qe ke patur qe ne femijeri).Entuziazmin e disa komentuesve,nuk e shikoj ne pati apo nuk pati sukses Alketa,por thjesht te simpatine qe mund te kene per te.A i degjuat prezantuest e tjera?A mbajten fjalime,jo sa te Alketes,por prezantuan dhe vijuan programin.Edhe spektatoret,qe e duartrokiten fillimisht,nga prezantimi i zotit te shtepise,kur filloi fjalimin historiko apasionant,derii ne bezdi,u shushaten e mezi pritnin te mbaronte,reklamen e Alketes dhe te degjonin kenget ,per te cilet kishin ardhur ne ate salle te festivalit.

  15. qe alketa eshte nje provinciale e kompleksuar dhe trularaske kjo duket qarte.
    po eshe ky gazetari qeka komplet hajdar. skam pare ndonje tifoz te city apo psg ne shqiperi vec te fantazia kti gazetarit

  16. Alketa ishte ftuar per te prezantuar kenget ne Sanremo e jo per fjalime e reklama si ne ERTV,e pr te cfaqur kenaqesite e saja dhe endrrat qe paska pritur te realizonte.Foli shume,,bile shume gjate,qe edhe me shpejtesine e fjales se saj,u be edhe e padurueshme,sa e detyroi drejtuasit,t’i kujtoje se duhet edhe te prezantojne” edhe ndonje kengetar”.Vetem kjo nderhyrrje,eshte vleresimi real, i kesaj Alketes tone.

  17. Shqiptar jam, nuk e kam pare kurre Sanremon, as muziken italiane nuk e degjoj. Jam rritur duke ndjekur MTV. Muziken britanika dhe amerikane kam degjuar Filmat amerikane pelqej. Nga Italia, vetem moden dhe arkitekturen pelqej.

  18. Jane disa komentues -Mavi-qe e ngrene ne qiell Alketen, qe na nderoi ne si Shqiptare,po mire more rrace muter futbollistet Shqiptare qe luajne me Zvicren pse i quani tradhetare,pse nuk quani Dua Lipen ,Rita Oren te vije te kendoje ne Festivalin e pjerdhur te RTSH-sedhe te na perfaqesojne ne Eurosong-pse nuk i quani keto tradhetare ?Ju inianadollake o rraca e poshter e bushtrave komuniste.

  19. Ne shpellaret,kur duam te shajme ndokend thojme:”Te hifte vedja n’qejf”…
    I shkon per pershtat Alketa Veiblablabla-se….!

  20. Pa lidhje kjo “lidhja” midis Alketes dhe Italise.
    Se kuptoj kete mllef per Italine, qe eshte pike referimi per cilesine e jetes dhe e quan e gjithe bota (ajo qe ti mer per reference) ‘Bel paese’.

    Shko njehere shiko dhe shijoje Italine e vertete dhe jo ate te Rr. Kavajes. artikullshkrues katunar.

    1. A, nuk mund te lexohet artikulli si «  Mllef » ndaj Italise po kritik ndaj raportit qe prezantusja mban me Italine ne sensin qe kerkon ta pergjithesoj per te gjith shqipetaret e te flas ne emer të popullit ; nuk ja heq kush vlerat artistike si Bel paese edhe pse sot Italia po vuan problematika politiko ekonomike ; kam komentuar me perpara dhe mbeshtes kritiken dhe nuk e dija se kjo mbeshtet e mbeshtetet edhe nga km, e mora vesh nga komentet … Jo per gje po nuk i ndjek kto gjera bling bling si puna kesaj

  21. Sanremo ka vdekur si ngjarje artistike! Nuk e ka fare sot interesimin dhe kuriozitetin e dikurshem. Edhe italianet jane koshiente per kete. U ka ngelur ne dore si dopio-gjashta. E mbajne gjalle me inxheksione dhe serume! Eshte katandisur ne nje panair kotesish! Pjesemarrja thjesht…gaguhet!

    1. ooooo katunaret e shqiperise..sot Sanremo po ben 52%share ne itali (me shume se 11 milione persona) ti po flet me dopio gjashten..te pelqen apo s’te pelqen ty, ai eshte show italian me i madhe ne vit..te tjerat jane gargarizma injorantesh..

  22. Te flasesh ne vitin 2020 sikur je ne 1991 vetem kjo idiotja mund ta bej kto jane endrrat e shqiptarve ne vitet 90 jo tani ku enderr eshte Anglia Gjermania Amerika gjuha e preferuar sot eshte anglishtja .Servilizmi ksajt idiotes eshte me i forte se dija .Edhe pse eshte operuar zbukuruar kuruar kjo kartoria e Veres prap sillet flet italisht pa ndaluar pa presje pika si Alketa e dikurshme ajo biba e shemtuar e frustruar qe po mos ta kishte qire operuar e kuruaar greku pronar i Amc tani do ishte tu i thith karin rojes topit dhe jo atyre te pasurve te Veres

  23. qija robt erdhi dita qe ne shqiptaret, dmth ne morracaket e evropes ti bejme karshillik italise. ne qe i kemi breket me 100 vrima. oooo vk

  24. Po mire ju komentuesa pse publiku ne dalle e duartrokiti alketen pse medja italiane sot e kishin ngritur lart,pse kritika italiane ishte mare shume me alketen dhe jo me gruan e rolandos,inati shqiptar sot eshte baraz me mut

  25. O Andi harrove se Nr 1e per Tifozat Shqipetare eshte Gjermania dhe Bayern Munchen.
    Megjithate Alketa eshte nje femer ideale super sexi. U befasuam ate nate. Per ne 70 vjecaret intervista eshte shume reale. Tani kane ndryshuar raportet.

    1. ik mer kar per tifoza juvja eshte njeshi ne shqipri pastaj milan e inter. bajerni ka shume pak, shumica jane katnare kokcepsha qe kan vllain refugjat ne gjermani

  26. Artikulli eshte ok. Ca me fol per Alketen. Nje qenie inferiore. E shemtut ne sjellje dhe ne te folur.

    Sindroma e Rames per te gjithe= show. Fjale pa kuptim mungese koherence fol kot zero permbajtje zero seriozitet,
    pa kufij budallalleku, por qe do shitet si sukses i madh.

    Ishalla e pret Rama me fugen ne aeroport per sukesin e radhes se rilindjes

    Budallalleku ska brire, cpo na shohin syte e degjojne veshet, sthone kot sa te rrojme do mesojme

    Arritje arritje arritje nga fitorja ne fitorje……

  27. E shoh të një niveli shumë të ulët intelektual, që duke marë shkas se kjo moderatorja shqiptare është idhtare e Edi Ramës, e njëkohësisht edhe idhtare e muzikës italiane, e për këtë të vërsshojnë gjithë këto komente me urrejtje për te e për Italinë.
    Arrihet deri aty sa një gazetar me emër, deklaron publikisht se mua më pëlqejnë këngët sllave e më shumë dëgjoja gjatë kohës së diktaturës televizionet serbe, sesa ato italiane ??????
    Përse duhet ta ngatërojmë politikën me mutikën ?
    Mbrenda dy kanaleve të televizionit kombëtar italian RAI, kemi dy qëndrime të ndryshme politike.
    RAI uno na e nxjer Ramën si një politikan pro italian , kurse RAI tre e ka zhveshur ate duke e akuzuar si shkaktarin e trafikut të drogës në Itali.
    Ky pra është treguesi më konkret i mendimit ndryshe në politikë.
    Është krejtë tjetër vlerësimi i muzikës.
    Padyshim se prej shumë dekadash, industrializimi edhe i artit muzikor, komercializimi i tij, duke shtuar edhe faktin se gjuha angleze, është bërë një gjuhë që përdoret në gjithë botën, ja ka humbur muzikës italiane jo vetëm vlerat e saj historike, por edhe ja ka humbur identitetin e saj nacional.
    Ka ardhur puna deri aty, sa Festivali i këngës europiane të dominohet nga gjuha angleze duke i injoruar gjuhët nacionale e veçoritë autoktone të kulturave të ndryshme.
    Janë të paktë vendet që paraqiten në këtë festival, me këngë të kënduara në gjuhën përkatëse të tyre si Franca, Italia e deri diku edhe Spanja.
    A mund të quhet kjo tendencë uniformimi gjuhësor e kulturor si një vlerë e shtuar e kulturës muzikore botërore ?
    Përse bëhet kjo ?
    Thjeshtë për qëllime komerciale pasi një këngë e kënduar në anglisht mund të përhapet më lehtë në gjithë botën, duke sjellë më shumë para.
    Një tjetër regres sa i takon vlerave të vërteta të muzikës, në edukimin e rinisë, është tendenca për të sajuar “Yje” të pamerituara të këngës, duke abuzuar me klipe ekstravagante seksiste, tekno muzikë e duke i dhënë prioritet jo melodisë që është elementi kryesor i muzikës, por ulërimave e reçitativit Rap e rritmit të zhurmshëm orkestral me efekte sipërfaqësore që të largojnë nga vlerat e mirfillta edukuese të muzikës e nxisin instiktet.
    Është një fakt historik se Italia ka qenë djepi i muzikës vokale si asaj operistike, edhe të muzikës së lehtë.
    Unë nuk dij që ndonjë festival kombëtar i këngës serbe të transmetohet në mondovizion apo qoftë edhe në eurovizion.
    Ka disa dekada që Sanremo transmetohet me eurovizion e mondovizion, e veç italianëve të shpërndarë nëpër botë, ndiqet edhe nga miliona fansë të muzikës italiane.
    Është shije e vjetëruar që ka ngelë vetëm tek brezi i “pleqve” mund të hidhen e të thonë fansat e muzikës së diskove.
    Është e vërtetë që shijet artistike evoluajnë me kohën, por në përgjithësi arti nuk ka për mision të nxisë emocione sipërfaqësore, por të edukojë shije estetike të bukura, por edhe misionin e edukimit të brezit të ri, me moralin e shëndoshë e përmbajtjen humane të tij.

    1. Ka te drejte ai robi qe komentoi siper..Q*** R*** , u bone ti pabuks te gjykosh Sanremo-n qe dje boni 68.8% share..Po na tregon ti shojej recitative..PO HIK ME PIRDHUUUUU!

    2. Ke marre shkas gabim.

      Nuk i behet vone kujt se te pelqen muzika italiane sllave apo franceze apo se je idhtare e Kryerilindasit skenderbeut te Elisas pra ed rames.

      Shkas gabim qellimisht ?!

      Shkaku reak eshte paraqitja e vjetruar klishe me ca gomarlliqe te dala boje te para 30 vjeteve plus 1000 fjale ne sekonde pa lidhje. Artikulimi nuk eshte baraz me fol shpejt

      Ky eshte shkas real.

      Ndaj cilido apo ne mund ti mbivendosim pa frike situaten sociopolitike shqiptare me show patetik qeveritar apo festivale RTSH me kenege sic i thua ti pa pike shijeje.

      Alketa pelqeu haptas nje kenge te tille model cifcinjsh. Tana tana…

      Te fala fuges meqe ke marre shkas per propagande.

      1. Ore e kupton qe po flet per nivel tjeter e per bote tjeter apo jo?! Ore e kupton qe nuk po flet me Grabocken por per edicionin e 70 te Sanremos, apo edhe ti si Lali Erua do themi qe jane fashiste dhe jane pa shije..Ore studio’ aspektet ne teresi dhe jo me pelqeu apo jo muzika..Ne keto kohera ne jemi mesuar te themi opinionet tona pa patur parasysh qe ka edhe nje konformitet mendimi dhe opinioni i cili pranohet nga shumica e cila duhet respektuar..jo me kot demokracia quhet diktatura e shumices! Nuk mund ti lejosh vetes te flasesh per Sanremon te terma politike shqipetare, nuk duhet..nejse, i lire te flasesh neper blogje per preferencat individuale, po jo te pergjithesosh..

  28. Shpellkaret ne qytet Kombi ne Rrezik,Qazim Mulleti,kurse ju lakuriqet vazhdoni deri kur kinezet te gjejne ilacin

  29. Sigurisht qe tha dicka qe eshte thene e rithene POR….. NE SANREMO nuk ishte thene asnjehere ai monolog dhe nuk i ishte drejtuar asnjehere asaj kaste te shoqerise italiane qe ate nate e kishte te gjithe vemendjen aty…. nuk eshte se kam ndonje simpati te madhe per Alketen, madje programet e saj nuk i ndjek fare por sigurisht qe do ta shihja ne SANREMO dhe se qe para se te dilte ate nate e mendova qe do e bente nje monolog apo nje bisede te tille dhe qe duhej ta bente patjeter dhe se ky ishte rasti per te falenderuar ITALINE qe na ka ndihmuar kaq shume gjate gjithe ketyre viteve.
    Italia mbetet e adhurueshme njesoj (si nga ne, nga amerikanet, kanadezet, kinezet….) dhe ne kemi mesuar shume prej tyre…… pastaj filluam te shkonim ne Gjermani dhe Angli. Une e kam mesuar italishten nga televizori duke ndjekur dhe ato gjera qe tha ajo ate nate jane njesoj sic edhe une i mendoj.

    Sa per te tjerat sigurisht qe ajo do e shfrytezonte rastin per te treguar veten dhe per te rene ne sy ne nje menyre ose tjeter. Mendoj se kjo hakmarrja per te folur keq eshte vetem e ketyre “VIP-ave” tane qe kane inate me njeri -tjetrin . Bravo i qofte, arriti ate qe donte.

    Pervecse te na behet qejfi ne kete rast nuk shoh ndonje gje tjeter negative sa te shahet apo te thumbohet kaq keq.
    Dhe ju qe me lart folet keq per Italine sakën se shkoni me pushime ne Itali apo nxirrni foto ne Facebook apo Instagram me pamje nga Italia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *