• |
ide | kryesore

Nëse do të jesh i pasur, shko tek PSG: l’Equipe zbulon pagat e Ligue 1

Sport



Renditja e përvitshme e hartuar mbi pagat në kampionatin francez nga L’Equipe nuk rezervon surpriza të mëdha, në krahasim me të shkuarën, por mbetet habia për fuqinë dominuese të Paris Saint Germain: 11 lojtarët e parë janë të gjithë parisienë, Marseille e Monaco arrijnë vetëm të duken në Top 20. E Neymar mbetet ‘pasaniku’ i francezëve me 3 milionë euro në muaj e 28,5 në vit.

Braziliani është futbollisti që fiton më shumë para në fund të muajit në Francë me një cek të frikshëm prej 3,06 milionë, në podium edhe Mbappé (1,91 milionë) e Thiago Silva (1,5 milionë). E ndjekin më pas Cavani, Marquinhos, Verratti, Di Maria, Navas përpara Mauro Icardi (800.000 euro) e Paredes. Duke patur parasysh sistemin e taksave franceze me 23%, O’Ney merr në vit 28,5 milionë euro nga Nasser Al-Khelaifi.

Një rezultat i frikshëm ai i Psg që pastaj reflektohet gjithnjë në fushë, sidomos në kampionat. Lojtari i parë në klasifikim nga një skuadër tjetër është Ben Yedder i Monaco (650.000 euro në muaj), I dymbëdhjeti. Fabregas (Monaco, 600.000 euro) i pesëmbëdhjeti, ndërsa Strootman e Payet, me 500.000 euro, janë lojtarët e parë në klasifikim të Marseille në klasifikim.

Paga mesatare në Ligue 1 është prej 94.000 euro për lojtar edhe pse rezultati është i “droguar” nga pagat e Psg: duke bërë një mesatare të përllogaritur l’Equipe sjell një shifër më realiste prej 35.000 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *