• |
ide | kryesore

“Ngo’o lodhet i pari”, por Ebgo i falet “Zotit”: Tirana e para për 24 orë (renditja)

Sport



“Brenda 2 javëve kemi bërë 6 ndeshje. Kjo ndikon në gjendjen e lojtarëve”. Me këto fjalë Emanuel Ego ka dashur të justifikojë një lloj rënie të intensitetit të lojës nga ana e bardhebluve në pjesën e dytë, të ndeshjes së fituar 1-0 kundër Vllaznisë. Tekniku ka dalë mburojë para Micheal Ngo’o, me anglezin autor të një prove nën ton, duke u shprehur se “është lojtari që lodhet më shpejt nga ana fizike”.

Fitorja e tetë radhazi mes kampionatit e Kupës me Egbo në detyrë dhe tani Tirana është në vendin e parë, dy pikë para Kukësit: “Gjithmonë kemi besuar. Unë besoj shumë edhe te Zoti. Ai e ka treguar dorën e tij prap sot. Gjithë lavdia i shkon atij. Kur japim 100 % Zoti bën yzmetin e vetë. Ai do të na shoqërojë gjithmonë deri në fund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *