• |
ide | kryesore

Olti Curri: Alketa edhe kur është e heshtur flet shumë, monologu nuk më pëlqeu

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u trajtua edhe tema “Si u paraqit Alketa në Sanremo?” ku të ftuar për të dhënë mendimin e tyre ishin gazetarja Iva Tiço, përkthyesi dhe muzikanti Xhimi Lazri, balerina Enada Hoxha si edhe bloggeri Olti Curri i cili ishte në një lidhje të drejtëpërdrejt.

Duke qënë se ditën e djeshme Olti Curri ka komentuar festivalin e ‘Sanremos’ madje publikonte edhe komentet e ndjekësve të huaj apo shqiptarë në lidhje me performancën e Alketës, foli shumë hapur në studio duke dhënë mendimin e tij për pikat e ndryshme që u trajtuan.

Olti tregoi se Alketa e mori vëmendjen për vete, kundrejt Georginës që më shumë u fokusuan tek prezenca e Ronaldos. Opinionisti vazhdoi më tej fjalën e tij duke thënë se hyrja e Alketës ishte e gjatë, ‘ e dhunshme’ përkundrejt nga hyrja e dytë që ishte shumë  ndryshe.

Alketa keq mirë e mori të gjithë vëmendjen për vete. Hyrja e Alketës ishte e gjatë, u dënua’ nga asistentët e studios të cilët i thanë se u zgjat më shumë se 4 minuta, më shumë seç ishte dakordësia. Hyrja më trembi, ishte e dhunshme,  nuk merret vëmendja në atë lloj mënyre, ishte e paedukuar. Dukej më shumë si e ftuar te ‘Opinioni’ që donte të merrte fjalën sesa te Sanremo. Siç e tha dhe vetë hyrja e dytë ishte krejtësisht ndryshe. Nuk më pëlqeu fare, është stili i saj. Alketa edhe kur është e heshtur prapë flet shumë.”

Duke dhënë kështu mendimin e tij për prezantimin e Alketës në këtë festival të rëndësishëm, Olti u pyet se nëse Alketa i ka shkruar për reagimet e tij. Ai tregoi që komunikimi i tyre është ndalur që kur ky i fundit komentoi pjesmarrjen e Alketës në “Sanremo” (kliko këtu).

“Komunikimi ynë është ndalur që pas një postimi që bëra para se të shkonte në ‘Sanremo’ po për ‘Sanremon’.”

Ndërkohë Curri tregoi në studio diçka që është bërë kundër Alketës që sipas tij është veprim racist. Opinionisti tha se “VanityFair Italia” nuk e ka postuar foton e Alketës ndryshe nga revistat e tjera të njohura.

Monologu i Alketës, Oltit nuk i pelqeu fare pasi ishte i përvuajtur, jashtë kohe madje ai tha se moderatorja nuk shkoi atje për të përfaqësuar ëndrrat e shqiptarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *