• |
ide | kryesore

Paketa anti-KÇK, flet Ilir Meta: Lufta ndaj krimit nuk bëhet me fushata

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar sot paketën anti-KÇK që është ndërmarrë nga qeveria shqiptare. Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Uashingtoni, Meta u shpreh se lufta kundër krimit duhet të vijojë në kohë dhe nuk duhet të jetë vetëm me fushata.

Meta pohoi se legjislacioni në fjalë për këtë paketë ka qenë aty, ndërsa shtoi se nuk mund të bëhen mbivendosje. “Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër. Kjo është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Mendimi im ishte se i gjithë legjislacioni ka qenë aty, askush nuk e pengon që të ngrejnë Task-Forca të vazhdueshme.

Por kur bëhet ndërhyrje në legjislacion, ato duhet të jetë të mirëmenduara. Nuk duhet të bëhen mbivendosje. Sepse nuk i shërbejnë forcmit të ligjit”, u shpreh Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *