• |
ide | kryesore

Polemika para Klasikes: Partizani e Teuta presin dështimin e kryesuesve

F1, Sport



Luhet për vendin e parë me rrezikun për rrokadë në renditjen e Superiores, në një javë që mund të shkojë në favor të Partizanit e Teutës. Sfida në transfertë (edhe Blutë në Elbasan Arena) për dy kryesuesit e kampionatit, me impenjime delicate, por ku vëmendja është e fokusuar në Loro Borici. Tirana udhëton në Shkodër për tu përballur me Vllazninë, me bindjen e shtatë fitoreve radhazi nën drejtimin e Emanuel Egbo. Statistikat nuk vendosin ndeshjen por kanë rëndësinë e tyre dhe bardheblutë shpresojnë shumë të përsëriten në tempullin e futbollit shkodran. Vigjilja e Klasikes është ndezur me ngacmime nga të dy kampet dhe është pikërisht mënyra si Jonuz kërkon të karikojë skuadrën e tij, që sheh drejt Europës.

Kukësi ka avantazhin për të luajtur me rezutatin e ditur të kundërshtarit më të afërt, por kjo mund të kthehet në presion, në rast se bardheblutë fitojnë. Kundër Lacit nuk është asnjëherë e lehtë për blutë, që këtë herë vijnë në sfidën me kurbinasit me një seri pozitive prej tetë ndeshjesh. Cungu ka mundësinë më të mirë të ngushtojë diferencën me kreun, që aktualisht është 6 pikë. Bardhezinjtë, që janë të tretët me 32 pikë, shpresojnë që Nwabueze të zgjohet pikërisht në këtë takim. Amerikani nuk shënon prej 5 ndeshjesh dhe në luftën për këpucën e artë e ka Shkurtajn vetëm një gol larg.

Një javë që mund të favorizojë Partizanin e Teutën, që kanë ndeshjet më të thjeshta. Të kuqtë pasi janë kthyer tek fitorja ndaj Luftëtarit të vendit të parafundit, kanë një tjetër ndeshje me vendin e fundit, Flamurtarin. Praktikisht kundërshtari që mund ti lejojë Sormanit të rikuperojë pikë e besim, ashtu si edhe Teutës, që duhet të bëjë llogaritë kundër gjirokastritëve. Durrsakët e Partizani, ndajnë renditjen me 31 pikë me Bylis, që pasi është ndjerë i goditur nga vendimet arbitrare kundër në tre javët e luajtura në 2020, kthehet me Dovedan në pankinë në Korcë kundër Skënderbeut, por pa Goxhajn të dënuar tetë javë nga Disiplina.

JAVA E 21 E SUPERIORES

07/02/20
Vllaznia 18 : 00 Tirana
08/02/20
Skënderbeu 14 : 00 Bylis
Kukësi 14 : 00 Laçi
Teuta 17 : 00 Luftëtari
Partizani 17 : 00 Flamurtari



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *