• |
ide | kryesore

Qendërmbrojtësi i Sassuolo është këngëtar: një Rapper prej 26 milionë klikime

Sport

Nëse nuk je një i apasionuar i futbollit francez, është e vështirë të njohësh Arabat Noor. Nëse ndërkohë jeni të apasionuar me muzikën, është më e thjeshtë të kesh dëgjuar të flitet për Dinor Rdt. Në realitet të dy emrat përshkruajnë të njëjtin person, Noor është një mbrojtës qendre i datëlindjes 2002, që sapo është federuar nga Sassuolo për skuadrën e të rinjve, por ai është edhe një rapper me 26 milionë shikimesh në YouTube.


Si Noor, i riu maroken – që vjen nga Sochaux – ka njoftuar me lumturi në Instagram (ku ka 620.000 folloëers) kontratën e tij të parë si profesionies, duke treguar me krenari fanellën e Sassuolo. Si Dinor Rdt ka publikuar albumin e tij të parë, të quajtur Lunette 2 Ski: në YouTube të 173.000 të regjistruarit në kanalin e tij kanë klikuar pafund produksionin e këngëtarit-futbollit, që për momentin kalojnë 26 milionët.


“Për mua është një ditë e madhe: është ditëlindja ime, mbusha 18 vjec e ju njoftoj se kam firmosur kontratën time të parë si profesionist me Sassuolo” shkruan në postimin e tij në Instagram. Tani do të ketë një jetë të dyfishtë: futbollist profesionist e rapper…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu